Mbytet varka në Borsh, zvicerani gjendet gjallë, vijojnë kërkimet për gruan e tij

467
Qendra e bashkuara operacionale e Forcave të armatosura në bashkëpunim me autoritetet greke kanë gjetur një shtetas zviceran në ujërat e territorit grek, i cili ishte deklaruar i humbur që mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se Peter Kaser ishte bashkë me bashkëshorten Vera Kaser, duke lundruar me një varkë të vogël në ujërat tona në afërsi të Borshit, por më pas ajo ishte përmbysur. Sakaq, ai është dërguar në spitalin e Korfuzit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e gruas së tij.
Anijet e forcës detare dhe një helikopter i Forcës Ajrore po marrin pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit.
Sigal