Mbyllni kapitullin e dëmshpërblimeve të Luftës që t’ju japim ndihma kolosale në ndërtimin e Shqipërisë së nesërme

757
Sigal

Procesverbali i plotë i takimit të ish-kryeministrit Adil Çarçani, me ish-kryeministrin e Bavarisë Franc Hozef Shtraus, në 14 maj 1986

Kanë kaluar 27 vjet nga 14 maji i vitit 1986, kur kryeministri bavarez, i Gjermanisë, Franc Jozef Shtrausi, u ul për bisedime me ish-kryeministrin shqiptar, Adil Çarçani.

Kjo është një bisedë e veçantë e cila ka hyrë në histori me një interes të veçantë, sidomos për brezin e ri. Për shkak të faktit se përmbajtja e kësaj bisede kishte të bënte me të ardhmen e Shqipërisë. Shumë njerëz  e konsideruan atë si një shans të humbur të vendit tonë drejt ndryshimit të kursit politik, për hapjen e Shqipërisë. Të tjerë e kundërshtuan dhe pati nga ata që nuk fajësuan kryeministrin Çarçani, por në përgjithësi strategjinë e shtetit të dikurshëm komunist. Të gjitha këto hamendësime janë bërë gjatë periudhës kur nuk njihej përmbajtja e plotë e bisedës. Për këtë arsye, “Telegraf” sjell sot para lexuesve procesverbalin e plotë të bisedimeve, të cilat padyshim regjistroheshin në bazë të udhëzimeve dhe rregullave të asaj kohe.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf