Mbyllja e shkollave nga i ftohti e gripi, merret vendimi kur do zëvendësohen orët e mësimit

534
Sigal

Në muajin mars do të nisë zëvendësimi i orëve
të mësimit, të cilat janë humbur gjatë periudhës së pezullimit për shkak të
gripit dhe të motit të keq.

 

Deklarata është bërë nga Drejtoresha e arsimit
parauniversitar, Zamira Gjini, e cila tha se situata po menaxhohet nga
ministria e Arsimit.

 

Gjini: “Në muajin mars nis zëvendësimi i orëve
të humbura mësimore. Nxënësit do zhvillojnë 2-3 orë më shumë mësim në ditë. Nuk
ka asnjë gjë për t`u shqetësuar, situata do të menaxhohet dhe po menaxhiohet me
sukses nga ministria e Arsimit”

Me urdhër të ministrisë së Shëndetësisë,
shkollat, çerdhet dhe universitet janë mbyllur për shkak të situatës gripale në
vend dhe motit të keq.

 

Urdhëri për mbylljen e shkollave është dhënë
deri në datën 16 janar, por kjo do të varet edhe nga situata e motit.