Mbyllen kufijtë mes Kolumbisë dhe Venezuelës, dy vendet tërheqin ambasadorët

468
Bogota dhe Karakas kanë thirrur dje ambasadorët respektivë për kryerjen e konsultimeve, bëhet e ditur nga autoritetet e dy vendeve të përfshira nga një krizë mosmarrëveshjeje dypalëshe për shkak të vendimit nga ana e Venezuelës për mbylljen e kufirit dhe dëbimin e shtetasve kolumbianë.
“I kam dhënë udhëzime ministres së Punëve të Jashtme për të thirrur për bisedime ambasadorin tonë në Venezuelë”,- deklaroi presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos gjatë një ceremonie publike.
Ministrja e Jashtme kolumbiane, Maria Angela Holguin ka qenë e ngarkuar me detyrë për organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të Punëve të Jashtme të Unasur-it (Unioni i kombeve të Amerikës Jugorë).
Duam t’i tregojmë mbarë botës se ç’po ndodh pasi kjo është tërësisht e papranueshme”, – shtoi presidenti duke iu referuar krizës kufitare mes Kolombisë dhe Venezuelës që shpërtheu javën e kaluar.
Santos shpjegoi se e mori këtë vendim pas mos respektimit nga ana e Venezuelës të marrëveshjes së arritur një ditë më parë me vizitën e Mbrojtësit të Popullit kolumbian në qytetin kufitar të San Antonio de Tachira-s për verifikimin e deklaratave të abuzimeve të kryera ndaj kolumbianëve të dëbuar.
Sigal