Mbyllen hetimet për planin e vrasjes së Mimoza Kusari Lilës, dosja tashmë në gjykatë

405
Prokuroria Speciale e Kosovës mbyll hetimet dhe të hënën pritet të dorëzojë në Gjykatën Themelore të Gjakovës, dosjen hetimore për tentim vrasjen e kryetares së komunës Gjakovë, Mimoza Kusari- Lila.
Mikel Qupi dyshohet se kishte angazhuar shtetasin nga Shqipëria, Gramoz Nokshiqi, për ta kryer këtë vrasje, për të cilën do të paguante 300 mijë euro, si dhe 30 mijë euro për vrasjen e një pjesëtari të familjes Radi.
Nokshiqi do të jetë dëshmitar bashkëpunues, pas ngritjes së aktakuzës, e cila do të bëhet publike në fillim të javës së ardhshme, informon “Koha Ditore”.
Qupi, i cili akuzohet si porositës i këtyre vrasjeve, është arrestuar më 8 tetor të këtij viti. Ai është banor i fshatit Bishtazhin të Gjakovës, si dhe drejtues i bashkësisë lokale në këtë fshat
Sigal