Mblidhet Forumi Ekonomik i gruas së LSI, Meta: Të fuqizojmë ekonomikisht gruan

    52
    Është mbledhur sot Forumi Ekonomik i gruas së Lëvizjen Socialiste për Integrim. I pranishëm në këtë takim, është dhe kryetari i kësaj lëvizje, njëherësh kreu i Kuvendit, Ilir Meta, si dhe përfaqësues të LSI-së. Gjatë fjalës së tyre, përfaqësuese të këtij forumi kërkuan që të përfaqësohen dhe të plotësohen kuotat gjinore për zgjedhjet. Në fjalën e tij, kreu i LSI, Ilir Meta, ka thënë se duhet fuqizuar ekonomikisht gruaja. Sipas tij, shqiptarët vuajnë për zbatimin e strategjive. “Vuajmë për zbatimin e strategjive, për zbatimin e ligjeve. Duhet të fuqizojmë ekonomikisht gruan”, ka thënë Meta.