Mazhoranca voton 4 ministrat e rinj, Manastirliu dhe Xhaçka ministret me më shumë vota

451
Mazhoranca ka votuar në Parlament shkarkimin e 4 ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj.

Kështu, Samir Tahiri u shkarkua si ministër i Brendshëm me 75 vota pro dhe në vend të tij u votua Fatmir Xhafaj me 76 vota.

Ilir Beqaj u shkarkua si ministër i Shëndetësisë me 78 vota pro dhe në vend të tij u votua Olgerta Manastirliu me 79 vota pro.

Bledi Çuçi u shkarkua si ministër i Pushtetit Vendor me 78 vota pro dhe në vend të tij u votua Eduard Shalsi me 76 vota pro.

Blendi Klosi u shkarkua si ministër i Mirëqenies Sociale me 70 vota pro dhe në vend të tij u votua Olta Xhaçka 79 vota pro.
Sigal