Maturantët testohen për të fituar studimet e larta

    335
    Rreth 46 000 maturantë të shkollave të mesme të vendit, për të gjitha profilet, pritet t’i nënshtrohen provimit të lëndëve me zgjedhje nesër, provim ky i cili është i fundit për Maturën Shtetërore 2015. Ndërkohë edhe pse i fundit në renditje për nga rëndësia radhitet i pari sa i përket mundësisë për të vazhduar studimet e larta. Kanë qenë vetë maturantët, të cilët me anë të formularit kanë përzgjedhur më parë lëndët në të cilat do të testojnë njohurit e tyre të marra gjatë studimeve në shkollën e mesme. Provimet e lëndëve me zgjedhje, do të zhvillohen për 4 orë, dy orë për secilën lëndë dhe do të menaxhohen nga administratorët. Provimet e lëndëve me zgjedhje, ndryshe nga dy provimet e tjera, kanë një veçori specifike, pasi ato diktohen jo vetëm nga zgjedhja që bëjnë vetë nxënësit, por edhe nga kërkesat që kanë Institucionet e Arsimit të Lartë, ku këta nxënës dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Kjo zgjedhje kërkon një mobilizim total të nxënësve për të shkuar më tej në Institucionet e Arsimit të Lartë që ata preferojnë dhe meritojnë. 
    Testet janë hartuar nga mësues ekspertë në fushat përkatëse, duke pasur për bazë programet orientuese të hartuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit dhe të miratuara nga MAS, si edhe lëndët e zhvilluara në tri vitet e shkollës së mesme. Kështu përfundimi i provimit të lëndëve me zgjedhje finalizon edhe Maturën Shtetërore 2015. Ndërkohë për mbarëvajtjen e procesit të provimeve janë angazhuar administratorë, drejtorët e shkollave dhe DAR/ZA-ve, përfaqësuesit e MAS-it dhe të institucioneve të vartësisë, për realizimin me efektivitet të lartë të provimit. Ndërsa nxënësit dhe mësuesit administratorë duhet të tregohen të kujdesshëm për zbatimin e rregullores e cila ndalon rreptësishtë çdo formë kopjimi, pasi në rast të kundërt do të ketë ndwshkime si për mësuesit ashtu edhe për nxënësit të cilët do të do pezullohen sipas Rregullores. 
    Ja çfarë duhet të dinë maturantët
    1.Maturantët që do të marrin dhe përdorin celular ditën e provimit, do pezullohen sipas Rregullores
    2.Nxënësit duhet të paraqiten në kohë në qendrën e provimit dhe të pajisen me mjete identifikimi dhe vërtetime të firmosura nga drejtuesit
    3.Maturantët që do të futen në provime me mjete identifikimi të personave të tjerë, do pezullohen dhe ndëshkohen sipas Rregullores së MSH 2014
    4.Përfaqësuesit e MAS do të jenë të vetmit me celular ditën e provimit, vetëm për komunikim me pikat e kontaktit në MAS, për problematika të ndryshme
    5.Për nxënësit dhe administratorët që do të thyejnë Rregulloren e MSH gjatë procesit të provimit do të merren masat e duhura, në zbatim të akteve nënligjore në fuqi.
    Sigal