Maturantët i nënshtrohen testimit të gjuhës së huaj më 23 maj

    354
    Data 23 maj do është përcaktuar si data e parë ku rreth 45 mijë maturantë në mbarë vendin do t’i nënshtrohen provimit të gjuhës së huaj
    Testi për provimin e gjuhës së huaj do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë.
    Provimi i gjuhës së huaj do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Provimet e detyruara do të jepen: Gjuha shqipe më 29 maj, Matematika më 9 qershor, Provimet me zgjedhje më 19 qershor.
    Sigal