Matura Shtetërore, Malaj: Siguri më e lartë, kush kopjon nuk hyn as në vjeshtë

    409
    Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin e ri për të orienentuar maturantët për provimet e detyrara dhe me zgjedhje. Autoritet e arsimit paralajmërojnë masa të ashpra për ata që kopjojnë gjatë testimit duke i përjashtuar nga e drejta e ridhënies së provimit në vjeshtë. Autoritetet e arsimit vijojnë diskutimet me universitetet për notën mesatare dysheme e cila do të jetë kusht i hyrjes në universitet publike dhe private.
    Ministria e Arsimit do të vendos rregulla më të forta sigurie për maturantët gjatë provimeve të Maturës Shtetërore. Në rregullore që pritet të publikohet së shpejti, autoritetet e arsimit do të vendosin penalitet më të forta për maturantët që kopjojnë. Nëse kopja faktohet nga administratori që i mbikqyr ata gjatë testit, maturantët nuk do të ketë më të drejtë ta rijapin më provimin, as në vjeshtë.
    Zv/minstrja e Arsimit Nora Malaj duke sqaruar udhëzimin e ri për organzimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore, tha që përveç mesatares dysheme që ende nuk është vendosur nga qeveria, do të ketë nje mësatare të dytë nga universitet.
    Mesatarja dyshme do të jetë kushti i parë edhe për universitet jo publike.
    Matura Shtetërore do të jetë dalëse, pra përfundimi i studimeve të ciklit të mesëm. Maturanti këtë vitë duhet të studiojë më shumë për të marrë nota më të larta pas vendosjes si kusht të hyjes në universitetet të mesatares. Maturantët do ti nënshtrohen provimeve të detyrara gjuhë shqipe, letërsi, matemiatikë dhe gjuhë e huaj që do të jetë në nivelin B1.
    Sigal