Mat, 50-vjeçari goditet për vdekje nga rrufeja

515
Një 50 vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Matit këtë të enjte (1 shtator). Burri po qëndronte në oborrin e banesës së tij kur u godit nga shkarkesa elektrike, çka i solli humbjen e jetës. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Ngjarja konfirmohet nga policia.
Sigal