MASH: Shanset që kanë maturantët jo fitues me Formularin A3, për në universitet

    407
    Sigal

    Zyrtare/Kategoritë e maturantëve që do të përfshihen në plotësimin e Formularit A3

    Dalja e formularit A3 është një mundësi e dytë për ato maturantë që nuk arritën që të shpallen fitues në listat e para të fituesve për në universitet për vitin e ri akademik. Po ashtu formulari A3 është dhe një mundësi e fundit për të gjithë ato maturantë që kishin për të dhënë për herë të dytë provimet e maturës. Përfshirjen e maturantëve që kishin për të dhënë provimet e maturës në sezonin e provimeve të vjeshtës e bëjnë të ditur për “Telegraf”, burime nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Të njëjtat burime kanë sqaruar se gjërat do të jenë më të detajuara pas publikimit të listës së fituesve pas datës 1 tetor do të dalin listat e fituesve.

    Momentet më të rëndësishme për Formularin A3

    Data e daljes së Formularit A3 nuk ka dalë ende, por burime të Ministrisë bëjnë të ditur se si data më e saktë për publikimin e këtij formulari është 15 tetori. Shtyrja e tij për këtë datë ka të bëjë me faktin se nga data 1 tetor deri në 7 tetor do të bëhet regjistrimi pranë sekretarive i studentëve të vitit të parë. Nga data 7 deri në datën 15 tetor që pritet të publikohet formulari do të bëhen procedurat e tjera që janë të nevojshme për formularin A3. Nga përllogaritja e bërë janë afërsisht 5500 kuota që kanë mbetur nga faza e parë, ku një pjesë nuk kanë preferuar që të regjistrohen në programin që janë shpallur fitues dhe një pjesë tjetër u ka dalë e drejta e studimit për jashtë shtetit pavarësisht se kanë qënë regjistruar edhe këtu. Formulari A3 është faza e ku do të mbushen kuotat e mbetura bosh. Një moment mjaft i rëndësishëm është faza e parë që fillon pas daljes së listës së fituesve nga data 1 tetor. Kjo fazë nuk mbaron me kaq sepse nga data 1 tetor deri në 7 ashtu siç e theksuam edhe më lart do të ketë një javë regjistrime në sekretari. Pas kësaj faze do të shihet me vëmendje se kush janë vendet bosh dhe në bazë të vendeve bosh do të hartohet edhe Formulari A3.

    Numri i kuotave bosh

    Nga faza e parë e regjistrimeve on-line kanë mbetur rreth 1206 vende bosh, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Për universitetin e Korçës janë rreth 776 vende vakante, për universitetin e Tiranës rreth 379, për universitetin politeknik rreth 145 dhe për atë të Vlorës 107. Megjithatë, kuotat bosh do të bëhen publike për të gjithë të rinjtë vetëm pas datës 1 tetor. Burime nga MASH, bëjnë me dije se më shumë kuota bosh janë nga universitetet e Gjirokastrës, Vlorë, pak Korça dhe Shkodra, por nga pak dhe universiteti i Tiranës. Sipas informacioneve të dhëna deri më tani është bërë e ditur se formulari A3 do të plotësohet on-line, ndërkohë që, mund të jetë gati rreth datës 15 tetor. Viti akademik për universitetet publike nis në datën 8 tetor. Ndërkohë, numri i studentëve që presin të startojnë mësimin për herë të parë këtë vit do të jetë në mbi 26 mijë të rinj.

    Studimet part – time, afati i fundit për regjistrim në 10 tetor

    Data dhjetë tetor është afati i fundit i regjistrimit të të rinjve që duan të ndjekin studimet part- time. Edhe këtë vit, nota mesatare do të jetë kriteri kryesor në përzgjedhjen e studentëve që duan të ndjekin këtë cikël. Sipas informacioneve të marrë në sekretarinë e fakultetit të Histori-Filologjisë, ka fluks, por gjithmonë merren të marrim më të mirët. Degët më të kërkuara natyrisht janë degët që kanë të bëjnë me gjuhësinë, letërsinë. Po ashtu bëhet e ditur se kriteri i parë është që të gjithë studentët e këtij fakulteti që kanë mbaruar sistemin “Bachelor” të futen në master automatikisht, dhe për studentët që vijnë nga universitetet e tjera, përgjithësisht ne ndjekim kriterin e mesatares. Për vitin akademik 2012-2013 në të gjitha universitetet numërohen rreth 10 mijë e 45 kuota për ciklin part -time. Fakultetet që kanë më shumë kuota në universitetin e Tiranës, janë ai i Histori Filologjisë, Drejtësisë, Ekonomikut si dhe në universitetin Bujqësor të Tiranës, fakulteti i Ekonomisë dhe agrobiznesit.