MASH: Lista e re me 244 emra që u është konvertuar diploma

559
Sigal

ZYRTARE/ Kriteret dhe procedurat që duhen ndjekur për njohjen e diplomave të huaja

Publikohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, lista e re me emrat e personave që u është njësuar diploma. Janë 244 emra të rinj që duhet të tërheqin diplomat e njësuara. Burime nga MASH, bëjnë të ditur se numri i studentëve shqiptarë që janë kthyer në atdhe, pas përfundimit të studimeve dhe që kanë dorëzuar dokumentet në MASH për konvertimin e diplomës është rritur. Përfaqësues pranë MASH-it pohojnë se për periudha të caktuara ka pasur dyndje për konvertimin e diplomave të huaja dhe kryesisht, janë studentë të kthyer nga shtetet fqinje, si Italia apo Greqia. Ndër të tjera, specialistët thonë se për t’u ardhur në ndihmë të rinjve të sapo kthyer, që duan të punësohen në vend apo të vazhdojnë studimet, procedurat për njohjen e diplomave kryhen në një kohë më të shkurtër se 45-ditëshi, ndërsa për rastet që dyshohen se kanë dokumente të falsifikuara, procedurat zgjasin.

Dokumentet që merren në shqyrtim

Burime pranë MASH-it konfirmojnë se fusha e veprimtarisë së njohjes së kualifikimeve të fituara kryhet nga Drejtoria e Politikave të Arsimit të Lartë dhe ka për qëllim:

a) Të administrojë dhe të kryejë procedurat për të gjitha aplikimet për njohje të diplomave të përfunduara të ciklit të parë, të ciklit të dytë, të diplomave Master i Nivelit të Dytë, si dhe certifikatave të specializimit të fituara jashtë shtetit;

b) Të kryejë procedurën verifikuese për vërtetësinë e certifikatave apo diplomave të tjera universitare, të fituara jashtë shtetit kur kërkohet nga institucione të tjera;

c) Të kryejë procedurën verifikuese për vërtetësinë e certifikatave apo diplomave universitare të fituara në Republikën e Shqipërisë, kur kërkohet nga institucione të tjera jashtë shtetit. Ndërkohë, MASH-i nuk do të shqyrtojë diploma dhe kualifikime të fituara nga institucione të akredituara në Republikën e Shqipërisë, kurse studimi të paplotësuara. Këto shqyrtohen nga Institucioni i Arsimit të Lartë, ku aplikanti kërkon të vijojë/përfundojë studimet në përputhje me statutin/rregulloren e tij; certifikata për kurse të vetme si gjuhë e huaj, kompjuter, diploma ose certifikata lëshuar nga institucione të huaja që nuk kanë legjitimitetin e duhur; dokumentet që nuk janë origjinale apo të njëvlershme me to, diploma ose certifikata të fituara në shkolla të larta ushtarake, përjashtuar diplomat për drejtime civile të studimeve, si dhe diploma dhe certifikata të fituara në shkolla të larta fetare, përjashtuar diplomat për drejtimet civile të studimeve.

 listën e plotë do ta gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf