MASH: Lëndët dhe procedurat që duhen për të fituar në lëndët më zgjedhje të Maturës Shtetërore 2013

    602
    Sigal

    Zyrtare/Publikohen nga ministria rregullat që do të jenë në provimet e Maturës Shtetërore

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë publike procedurat që duhen ndjekur nga maturantë për vitin 2013 për lëndët e Maturës Shtetërore dhe provimet për shkollat e larta publike. Në njoftimin e MASH, thuhet se: “Në  mbështetje të nenit  102  të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit  nr.  69, datë 21.06.2012, “Për  sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të  Këshillit të Ministrave nr.  78, datë  08.02.2006  “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe  provimet në shkollat e larta publike”, i ndryshuar dhe   Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 1013, datë 10.12.2010 “Për  krijimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP)”,bëhet e ditur që viti  shkollor për  Maturën 2013  do të  përfundojë në  përputhje me  përcaktimet e udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe  Shkencës nr. 16, date 24.07.2012.

    Lëndët që janë për provim

    Sipas informacioneve të ministrisë janë disa lëndë që do të jenë pjesë e këtij provimi. Për  vitin shkollor 2012 – 2013 në sistemin arsimor parauniversitar lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2013  janë:

    a.Gjuhë shqipe dhe letërsi

    b.Matematikë

    c.Provimet me zgjedhje.

    Për të gjithë maturantët kandidatë, programet orientuese të lëndëve të detyruara (Gjuhe shqipe- letërsi dhe matematikë) janë në përshtatje me programet ekzistuese të shkollave të mesme. Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje  janë të njëjta për të gjithë maturantët/kandidatët që plotësojnë Formularin A1/ A1Z.

    Programi orientues i një lënde  të thelluar përmban edhe programin e lëndës bërthamë. Kreditet e provimit  të lëndës së thelluar llogariten si shumë e krediteve të lëndës bërthamë dhe të thelluar (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

    Çdo   maturant/kandidat  ka  të  drejtë të  zgjedhë një apo më shumë lëndë, pavarësisht nëse i ka zgjedhur ose jo i janë ofruar  ose jo nga shkolla.  Lista e gjuhëve të huaja  do  të  përcaktohet me  udhëzim të Ministrit  të  Arsimit  dhe  Shkencës   për plotësimin e Formularit A1/ A1Z. Lënda  “Gjeografi” (bërthamë dhe  e thelluar) përmban edhe  lëndën “Shkenca e tokës”.

    Procedurat për zgjedhjen e lëndëve me zgjedhje

    Zgjedhja  e lëndëve për  provimet me  zgjedhje  nga  maturantët e Maturës  2013 bëhet  sipas kritereve të më poshtme:

    Shuma  e krediteve të këtyre lëndëve të jetë jo më e vogël se 8.

    b.Numri i lëndëve me zgjedhje të jetë 2.

    c.Maturantët/kandidatët e shkollave artistike  kanë  të drejtë  të zgjedhin vetëm njërën  nga lëndët  e dhëna  në tabelën  e pikës 3 të këtij udhëzimi (“II. Vetëm për shkollat  artistike”).

    ç.Maturanti/kandidati kur  zgjedh  një lëndë të thelluar, nuk  mund të zgjedhë njëkohësisht të njëjtën lëndë  bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

    d.Çdo maturant/kandidat  mund  të  zgjedhë një  ose  dy   gjuhë   të huaja   të ndryshme, me kusht  që njëra do të trajtohet  si gjuhë e huaj e parë (10 kredite), ndërsa  tjetra si gjuhë e huaj e dytë (6 kredite).

    Kur quhen fitues kandidatët

    Kandidatët, të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje  dhe  janë vlerësuar me notë jo më të vogël se 4.50, do t’i mbartin ato. Kandidatët, të cilët nuk  janë kalues  ose nuk  kanë dhënë provimet me zgjedhje do t’i japin ato në përputhje me pikat 3.4 dhe 4 të këtij udhëzimi. Kandidatët, të cilët  janë kalues  vetëm  në  njërin  nga  provimet me  zgjedhje e mbartin atë dhe  japin një provim tjetër, në përputhje me pikat  3.4 dhe  4 të këtij udhëzimi. Kandidatët të cilët në Maturën Shtetërore 2012 kanë  zgjedhur për  të dhënë 3 (tre) provime  me zgjedhje  dhe në   përfundim  të  dy   sesioneve  të   kësaj Mature rezultojnë se:

    a.Kanë  mbetur në  një  provim: ata  mund të  zgjedhin një lëndë tjetër nga tabela  e lëndëve në  piken  3 dhe në  përputhje me  pikat  3.4 dhe  4 të këtij udhëzimi.

    b.Kanë mbetur në  dy  provime: ata  duhet të  zgjedhin vetëm një lëndë nga tabela  e lëndëve në  pikën 3 dhe në  përputhje me  pikat  3.4 dhe  4 të këtij udhëzimi.

    c. Kanë  mbetur në provime:  ata  duhet të zgjedhin dy  lëndë nga  tabela e lëndëve në pikën 3 dhe  në përputhje me pikat  3.4 dhe   4 të këtij udhëzimi.

    Kandidatët, që kanë  fituar Dëftesë Pjekurie përpara vitit  2006 dhe  dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, u njihen vetëm dy  provime të detyruara.

    SI BËHET PËRLLOGARITJA E PIKËVE

    Pas  përfundimit të Maturës Shtetërore, përllogaritja e pikëve për  hyrjen në universitetet publike, të maturantit/kandidatit behet  si më poshtë:

    Shënojmë me M, D1, D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht piket  mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje.

    Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga  universitetet publike. Shënojmë me  F1, F2 koeficentët e  lëndëve me  zgjedhje të  përcaktuara  nga

    universitetet publike.

    Llogaritja e  shumës S  të  pikëve të  maturantit/kandidatit do  të  bëhet me formulën: s = [ (M  + Dl  +D2)  X  K + (Zl X  Fl+ Z2 X  F2)]  X  100