MASH: Kuotat dhe tarifat për Masterin Profesional me part-time

    412
    Sigal

    ZYRTARE/ Përcaktohen nga qeveria kuotat për masterin për vitin akademik 2012-2013

    Janë shpallur kuotat e pranimit dhe tarifat për institucionet publike për ciklin e dytë të Masterit Profesional me kohë të pjesshme. Kuotat janë për një sërë kategorish si:”Për statusin e të verbrit”, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, “Për statusin e invalidit”, “Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist”. “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, “Për statusin e jetimit” Në total janë 4 075 kuota për sistemin e masterit profesional.

    Shpërndarja sipas kategorive

    Kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, për vitin 2012 – 2013, të jenë 4 665, të ndara, si më poshtë vijon:

    -Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional”, me kohë të pjesshme, për kandidatët brenda territorit të vendit 4075.

    -Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional”, me kohë të pjesshme, për kandidatët shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit 200

    a. Kuotat për transferimin e studimeve 100

    b. Kuotat për program të dytë studimi 100

    c. Kuotat për shtetas të huaj 50

    d. Kuotat për personat që nuk shikojnë 20

    e. Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët 20

    f. Kuotat për ish – të përndjekurit politikë 100.

    Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit “Master profesional”, me kohë të pjesshme, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, sipas programeve të studimit dhe institucioneve publike të arsimit të larte, pasqyrohen në tabelën nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi.

    Kuotat për trojet

    Kuotat e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të dytë “Master profesional”, me kohë të pjesshme, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të këtij vendimi, të cilat ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit nga: Republika e Kosovës, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, pasqyrohen në tabelën nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi. Kandidatët nga Republika e Kosovës, nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi dhe nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të larte në Republikën e Shqipërisë. Rishpërndarja e kuotave të paplotësuara kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke marrë parasysh edhe kërkesat e IAL-ve publike.

    Datat e regjistrimeve

    Njësitë kryesore të Institucioneve publike të Arsimit të Lartë, organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të aplikantëve në programet e studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” me kohë të pjesshme. Aplikimet për regjistrim në programet e studimit të ciklit të dytë, “Master Profesional” me kohë të pjesshme, të bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore, deri në datë 25.10.2012, prej orës 08:00 deri në orën 16:00, ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:

    a) Fotokopje të noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave.

    b) Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) dhe fotokopje të tyre.

    c) 2 fotografi;

    d) Mandatarkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare. e) Deklaratë e kandidatit që vërteton se nuk ndjek ndonjë program tjetër studimi në  institucionet e arsimit të lartë publik.