Masat për Vitin e Ri/ Policisë Rrugore apel drejtuesve të mjeteve: Mos përdorni alkool, respektoni rregullat!

712
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve, ku 2017-ta do t’i lërë vendin 2018-ës, vjen apeli për drejtuesit e mjeteve nga Policia rrugore. Në një deklaratë për mediat, shefi i Komisariati të Policisë Rrugore, Erion Ahmeti i bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në timon, ndërsa janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e situatës.
Ai u shpreh se nuk do të ketë tolerime për asnjë drejtues mjeti që është nën efektin e akoolit, apo dhe ata që përdorin telefonat celularë gjatë drejtimit.
“I bëjmë apel drejtuesve të mjeteve të festojnë, por të mos konsumojnë alkool, ose të konsumojnë alkool por të përdorin shërbimin publik dhe të mos drejtojnë automjetet në ndikimin e alkoolit. Shërbimi i Policisë Rrugore është i planifikuar për mbarëvajtjen e aktivitet. Në të gjitha akset janë në gatishmëri efektivë. Policia Rrugore është e orientuar nga të gjitha shërbimet. Nuk do të lejojë përdorimin e alkoolit, përdorimi i telefonave. Ky është apeli i Policisë Rrugore. ”- tha Ahmeti.
Sigal