Masat antiterror, ministri Tahiri ngre skuadrën GFG

579
Sigal

TIRANE– Duke parë një tendencë në rritje të radikalizmit me theks fetar, politik etnik në vend, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ngritur Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
 
Drejtoria Antiterror është ngritur pas vlerësimit të situatës në vend, rajon e më gjerë, si dhe faktin që Shqipëria është pjesëmarrëse në koalicionin ndërkombëtar antiterror.
 
Parimi i drejtorisë së Antiterrorit do të jetë, “Gjej – Fikso – Godit”, i aplikuar nga gjithë strukturat e antiterror të vendeve euro-atlantike.

Një nga detyrat kryesore që i kërkohet Drejtorisë së Antiterrorit është ndalimi i rekrutimeve dhe arrestimi i personave që përgatisin rekrutë për grupin terrorist ISIS.
 
Gjithashtu edhe shpërthimet me eksploziv në vend, do jenë të klasifikuara si akte terroriste dhe do të jenë objekt i punës së kësaj Drejtorie.
 
Drejtoria antiterror do të jetë e shtrirë në 12 qarqe të vendit dhe do të ketë gjithësej 104 efektiv të policisë dhe do të ketë varësi direkte nga Drejtori i Policisë për shkak të specifikës, nuk do të ketë seli në godinën aktuale të Policisë.