Masakra në Vlorë ndodhi për hakun e shokut, viktimat e ofenduan!

542
VLORE – Masakra e një dite më parë në lagjen “Çole” të Vlorës e ka zanafillën në një sherr të nisur në të gdhirë të së martës në një kazino pranë portit të qytetit bregdetar. Ndërsa në orën 14:00 të së martës, konflikti mes grupeve të të rinjve u kthye në një far west të vërtetë ku si pasojë e përplasjes së armatosur në lokal mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt. Katër persona të tjerë janë arrestuar si autorë të dyshuar, mes tyre edhe i riu i cili mbeti i plagosur nga përleshja e armatosur.
Sipas Policisë, 29-vjeçari Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj 27 vjeç u gjetën të pajetë në lokalin “Adore” në lagjen 24 Maji të njohur si Çole, 21-vjeçari Albi Limaj ndërroi jetë në spital, ndërsa Aleksandër Llanaj (i arrestuar) mbeti i plagosur.
Hasanaj dhe Velaj nisën konfliktin, dhunuan e ofenduan në kazino 21-vjeçarin
Policia e Vlorës zbardhi këtë të mërkurë të gjithë dinamikën e plotë të ngjarjes nga ku rezulton se gjithçka ka nisur pas dhunës dhe ofendimeve që Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj ushtruan ndaj 21-vjeçarit Xhuliano Lutaj rreth orës 04:00 të mëngjesit të së martës ndërsa ky i fundit ndodhej në kazino me shokun e tij Albi Limaj. Hasanaj dhe Velaj kanë qenë të armatosur dhe kanë shfrytëzuar momentin kur Limaj u largua nga tavolina për të blerë cigare, duke dhunuar të riun Lutaj.
Limaj dhe Llanaj marrin hakun e shokut
Menjëherë pas kësaj situate, Xhuliano Lutaj ka njoftuar mikun e tij Albi Limaj, e ky i fundit ka kërkuar ndihmën e Aleksandër Llanajt për të marrë hakun e shokut.
Limaj dhe Llanaj janë nisur drejt lokalit ku pinin kafen dy të rinjtë Hasanaj dhe Velaj, me një makina BMW X5 që drejtohej nga shoku i tyre Ani Begaj. Bashkë me ta në makinë ishte dhe Bertil Alliaj, gjithashtu i arrestuar nga Policia. Por vetë Xhuliano Lutaj i cili u bë “molla e sherrit” mes dy grupeve të të rinjve, nuk ka shkuar me miqtë e tij në lokalin ku u krye masakra.
Perplasja ne lokal
Grupi i të rinjve të udhëhequr nga Limaj dhe Llanaj mbërritën rreth orës 14:00 në lokalin “Adore” në lagjen Cole ku pinin kafe Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të dy të armatosur me pistoletë. 
Limaj dhe Llanaj janë futur të parët në lokal ku brenda pak minutave ka filluar shkëmbimi i zjarrit mes të rinjve, ku mbetën të vdekur në vend Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, ndërsa i riu i grupit kundërshtar Albi Limaj ndërroi jetë në spital. Nga përplasja e armatosur mbeti i plagosur edhe Aleksandër Llanaj i cili ndodhet nën arrest në kujdesin e mjekëve të Spitalit të Vlorës. 
Në momentin e shkëmbimit të zjarrit nga vendngjarja janë larguar menjëherë Bertil Alliaj dhe Ani Begaj, të cilët u arrestuan më pas nga policia e Vlorës. Ndërsa pas marrjes në pyetje, Xhuliano Lutaj u la i lirë. 
Arrestimet
Dy persona janë arrestuar nga policia si të përfshirë në ngjarje, ndërsa një i tretë është shoqëruar në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen. Po ashtu i arrestuar është edhe Aleksandër Llanaj i cili u plagos nga përleshja e armatosur.
U kap afër spitalit në makinë BMW X5 me targa AA 323 AO Ani Begaj, i përfshirë në ngjarje dhe Bertil Alliaj, 23 vjec . 
Xhuliano Lutaj, 21 vjeç u shoqërua dhe u mor në cilësinë e personit i cili ka dijeni rreth ngjarjes.
Dy pistoleta pranë viktimave në lokal, 13 gëzhoja në vendngjarje
Policia e Vlorës gjeti pranë trupit të pajetë të Hasanajt dhe Velajt dy pistoleta, me të cilat të rinjtë iu kundërpërgjigjën të shtënave nga Limaj dhe Llanaj. Në vendngjarje 13 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm.
Dy viktimat me emra të ndryshuar
Akil Hasanaj, me emrin e mëparshëm Haki Rakipi
Ardi Velaj, me emrin e mëparshëm Fedian Velaj 
7 të rinjtë e përfshirë në masakrën e Çoles 
Akil Hasanaj, 29 vjec, banues në VLorë, i vrarë 
Ardi Velaj, 27 vjec, banues në Vlorë, i vrarë 
Albi Arjan Limaj, 21 vjec, nga Vlora, humbi jeten rruges per ne spital
Aleksandër Llanaj, 23 vjec, banues në Vlorë, i plagosur 
Bertil Alliaj, 23 vjec, banues në Vlorë, i arrestuar
Xhuliano Lutaj 21 vjec banues në Vlorë, i lënë i lirë 
Ani Begaj, 19 vjec, banues në Vlorë, i arrestuar
Ora 11:40 Njoftimi zyrtar i Policise se Vlores
Vlorë më datë 07.04.2015 rreth orës 14:00 në Policinë e Vlorës është marrë njoftim se në një lokal në lagjen “24 Maji” ka përplasje me armë zjarri. Menjëherë në vend kanë shkuar të gjitha shërbimet e Policisë Vlorë.
Nga veprimet e para procedurale ka rezultuar se në lokalin e quajtur “Adore” në lagjen “24 Maji” janë gjetur 2 persona të pajetë të cilët janë identifikuar si shtetasit:
Akil Bilbin Hasanaj (emri i mëparshëm Haki Rakipi), vjec 29 i lindur dhe banues ne Vlore, lagja “1 Maj”. Ardi Medin Velaj, vjec 27, (emri i mëparshëm Ferdian Velaj) lindur dhe banues ne Vlore lagja “Partizani”, ku pranë tyre janë gjetur edhe 2 armë zjarri tip pistoletë;ndërsa në rrugën përballë lokalit është konstatuar i plagosur rëndë shtetasi:
Albi Arjan Limaj, vjec 21, lindur dhe banues ne Vlorë lagja “Isa Boletini” i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë me autoambulancë por ka ndërruar jetë rrugës. 
Falë një reagimi profesional policor dhe veprimeve të shpejta hetimore të Policisë Vlorë dhe është bërë i mundur që fillimisht të kapej në afërsi të spitalit dhe shoqërohej menjëherë për në ambientet e policisë së bashku me automjetin tip BMW X5 me targa AA 323 AO, shtetasi Ani Begaj i cili dyshohej si i përfshirë në ngjarje.
Në lidhje me këtë ngjarje është ngritur një Grup i Posacëm Hetimor bnë bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë i cili mbas disa orë hetimesh intensive dhe veprimesh operacionale në terren të identifikojë kapë dhe arrestojë edhe shtetasin Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues ne fshatin Gjorme te rrethit Vlorë, i cili dyshohej gjithashtu si i përfshirë në ngjarje.Si dhe të kapë dhe shoqërojë dhe pyesë në ambientet e policisë shtetasin:
Xhuliano ArtanLutaj, vjec 21, i lindur dhe banues ne Vlore lagja “Kushtrimi” në cilësinë e personit i cili ka dijeni rreth ngjarjes.Gjithashtu në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës material 13 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm.
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta dhe konkretisht:
Më datë 07.04.2015 rreth orës 04:00 të mëngjesit shtetasi Xhuliano Lutaj ka qënë në shoqërinë e shokut të tij shtetasit Albi Limaj në një lokal lojrash fati (Kazino) në afërsi të portit kur është konfliktuar me shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët të pajisur me armë zjarri kanë ofenduar dhe dhunuar shtetasin Xhuliano Lutaj. Mbas këtij momenti shtetasi Xhuliano Lutaj i rrefen c’ka ndodhi shtetasit Albi Limaj i cili nuk ndodhej me të gjatë këtij momenti.
Nëpërmjet shtetasit Albi Limaj, të këtij fakti vihet në dijeni edhe shtetasi Aleksandër Llanaj i cili kishte shoqëri me shtetasit Xhuliano Lutaj dhe Albi Limaj dhe të nesërmer vendosi që të sqaroheshin me shtetasit Ardi Velaj dhe Akil Hasanaj të cilët ndodheshin në lokalin “Adore” duke pirë kafe.
Disa orë më vonë kësaj ngjarjeje së bashku shtetasit Aleksandër Llanaj, Albi Limaj, Ani Begaj i cili drejtonte automjetin tip BMË X5 me targa AA 323 AO dhe Bertil Alliaj shkojnë në afërsi të lokalit “Adore” për të takuar shtetasit Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj.
Nga automjeti tipBMË zbresin shtetasit Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj, të cilët sapo janë takuar me njëri-tjetrin shtetasit “Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, kanë nisur konfliktin i cili ka degraduar me përdorimin e armëve të zjarrit ku si pasojë kanë mbetur të vdekur shtetasit Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj si dhe është plagosur rëndë shtetasi Aleksandër Llanaj, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Ndërsa shtetasi Bertil Alliaj gjatë shkëmbimit të zjarrit ka zbritur nga automjeti tip BMË X5 dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sa më sipër nga Policia e Vlorës u arrestuan në flagrancë për kryerjen e veprave penale te “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer ne bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, prashikuar nga nenet 79/dh e 278/5 te Kodit Penal, shtetasit:
Aleksandër Batjar Llanaj, vjec 23, lindur dhe banues në Vlorë;
Bertil Ismail Alliaj, vjec 23, lindur dhe banues ne fshatin Gjorme te rrethit Vlorë
Ani Admir Begaj, vjec 19, lindur dhe banues ne Vlore lagja “Pavarësia”.
Bëjmë me dije se për zbardhjen e kësaj ngjarjeje nga Policia e Vlorës janë ushtruar kontrolle në 9 banesa, janë kontrolluar 14 automjete si dhe janë angazhuar rreth 50 forca policore.
Sigal