Masakra e pyejeve ‘pushton’ Parkun Kombëtar të Dajtit

527
Abuzimi me natyrën nuk njeh kufij në vendin tonë. Kamion të ngarkuar me lëndë drusore të prerë qarkullojnë çdo natë në mes të kryeqytetit. Prerja pa kriter e pyjeve në Dajt është masive, konstatimi vjen nga kalimtarë dhe qytetarë të zonës së Freskut në Tiranë, që çdo natë kalojnë kamion me rimorkio te mbushura plot me dru të prerë. Denoncimi është bërë nga vetë qytetarët në rrjetin social “Facebook”, ku kërkojnë gjithashtu edhe parandalimin e kësaj katastrofe që po i bëhet natyrës. Por kryerja e procesit të transportimit natën, nënkupton se personat përgjegjës të abuzimit me prerjen e pyjeve transportojnë lenden drusore natën vetëm me qëllim që ti fshihet syrit të qytetarëve, pasi patrullat e policisë duket se nuk janë pengesë për këtë skandal. Edhe vetë qytetarët ne denoncimin e tyre shprehen të shqetësuar për mos ndërhyrjen dhe njëkohësisht mungesën e patrullave të policisë gjatë kohës që kamionët e ngarkuar me dru kalojnë përmes kryeqytetit. Nga ana tjetër janë organet kompetente me në krye Ministrin e Mjedisit që paraqiten duarkryq përballë masakrimit që po i bëhet natyrës në mbarë vendin. Për prerjen masive në parkun kombëtarë të Dajtit nevojitet marrja e masave të menjëhershme nga dikasteret përkatës me qëllim parandalimin e këtij fenomeni. Por abuzimi me natyrën ku kryesohet nga prerja pa kriter e pyjeve mbetet shqetësim prej kohësh. Të shumtë janë personat të cilët operojnë pa leje në këtë biznes, duke krijuar një dëm të pa riparueshëm për faunën, florën dhe natyrën shqiptare. Masivë të tërë pyjesh, përfshirë edhe parqet kombëtare, priten, duke abuzuar me lejet e shfrytëzimit të dhëna nga pushtetet lokale, me qëllim lëndën drusore për ngrohje, mobilie etj. 
Sigal