Marrëveshje me Sllovakinë, Bushati-Lajcak: Bashkëpunim dhe përvojë për në BE

576
Sigal

TIRANE – Shqipëria dhe Sllovakia kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve në kuadër të rritjes së bashkëpunimit dhe investimeve sllovake në vendin tonë. Kjo u bë e ditur gjatë konferencës së përbashkët përbashkët ndërmjet Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij sllovak Miroslav Lajçak.

Në fjalën e tij Ministri Bushati e vlerësoi si një partner mjaft të rëndësishëm Sllovakinë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se eksperienca dhe përvoja sllovake është shumë e vyer për vendin tonë.

Në këtë kuadër, Ministri Bushati nënvizoi se me homologun Lajçak është nënshkruar një protokoll bashkëpunimi mes dy vendeve që parashikon rritjen e takimeve dypalëshe, mes të cilave edhe një vizitë të Kryeministrit Edi Rama në Sllovaki.

“Marrëdhëniet po thellohen në vijimësi përmes programeve të shkëmbimit në fusha të ndryshme. Gjatë takimit, i shpreha falënderimet dhe mirënjohjen në emër të qeverisë për solidaritetin e treguar. Me diskutimet dhe këshillat e vyera që marrim nga miqtë sllovakë sa i përket reformave dhe evidentimeve në këtë proces. Diskutuam edhe sa i përket raportit dypalësh duke theksuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Nuk duam ta fshehim. Do të donim të kishim prezencë të investimeve sllovake. Ne do të donim që këtë eksperiencë të çmuar sllovake ta transferonim në Shqipëri, si kundër edhe në kuadër të sfidave që përballet Shqipëria ka fusha si energjia, infrastruktura, që pavarësisht jo afër gjeografikisht mund të jenë pranë me investime. Finalizuam një protokoll bashkëpunimi mes dy ministrive. Besojmë se ky protokoll bashkëpunimi do të rrisë vizitat ndërmjet dy vendeve, mes të cilave vizitë e kryeministrit Rama në Sllovaki dhe vizitave dhe kontakteve ndërmjet bizneseve sllovake me ato shqiptare, në mënyrë që një pjesë e mirë e punës që ka nisur të konkretizohet jo thjesht me marrëveshje bashkëpunimi por edhe me investime konkrete sllovake.” tha në fjalën e tij Bushati 

Ndërsa Lajcek theksoi në fillim të fjalës së tij se ishte shumë “i kënaqur qe sot ne kemi pasur vetëm një axhendë pozitive gjë që s’ka qenë rasti në të shkuarën”,- sa i takon bashkëbisedimit me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati.

“Sllovakia e mbështet në mënyrë të plotë dhe të fuqishme integrimin në BE të Shqipërisë, dhe duke u nisur kjo, mund të them se është synimi më i mirë kombëtar që keni, ne po ju asistojmë në mënyrë aktive….Ka disa gjëra që nuk blehen me para,….përvojën e SllovakIsë do t’jua japim…puna kryesore duhet bërë në vendin tuaj, në fakt duhet të shpreh vlerësimin për përpjekjet e sinqerta nga qeveria për të përmbushur kushtet që duhen në rrug ën drejt BE… ju do keni shumë reforma që duhet t ë p ërmbyllen dhe mund t ë them që nuk janë të lehta…kto përpjekje ja vlejn ë t ër ësisht dhe n ë fund do ken ë sjell ë rezultate te mira se do përmirësohet jeta e qytetarëve shqiptarë….ktu duhet të jetë nj ë pozicion mbi cdo lloj interesi, qoftë edhe mbi interesa politike, ndaj dëshiroj t ë inkurajoj të gjithë aktorët, shtetërorë ose jo, të bëjnë të pamundurën që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e saj drejt BE, kam mirëpritur edhe kthimin e opozit ës n ë parlament…kemi shum ë punë për të bërë megjithëse kam bindjen se në fund Shqipëria do jetë një shtet anëtar i BE në të ardhmen”,- tha Lajcak.

Në takimin me Bushatin, Lajcak ka rënë dakort edhe për një vizitë të kryeministrit Shqiptar në Sllovaki në të ardhmen.