Marrëveshja midis Shqipërisë dhe Greqisë për detin Jon

    568
    Prof. Dr. Lirim HOXHA
    Emërtimi i marrëveshjes për përcaktimin e kufirit të shelfit kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë si “marrëveshje mbi detin”, nuk është vetëm gabim emërtimi.

    Më 10 Qershor 1964 hyri në fuqi Konventa mbi Shelfin Kontinental, një traktat ndërkombëtar që vendosi të drejtat e një shteti sovran mbi Shelfin Kontinental që e rrethon atë. (Convention on the Continental Shelf by the United Nations. (https://en.wikisource.org/wiki/Convention_on_the_Continental_Shelf)

    Shqipëria ka qenë shtet pjesëmarrës dhe e ka ratifikuar këtë traktat po në vitin 1964. 
    Deri tashti, mbështetur mbi këtë Konventë, janë përfunduar dy marrëveshje mbi ndarjen e zonave të Shelfit Kontinental, në detin Jon dhe atë Adriatik:
    1. Marrëveshje midis Republikës Italiane dhe Republikës Helene mbi ndarjen e zonave të shelfit kontinental që i përkasin çdo-njërit nga të dy shtetet, 6 qershor 1982 (Agreement between the Italian Republic and the Hellenic Republic on the delimitation of zones of the continental shelf belonging to each of the two states , 6 June, 1982) (https://www.state.gov/documents/organization/58576.pdf)
    Ne nenin 1, pika 3 te kësaj marrëveshjeje, shkruhet:

    Palët kontraktuese kanë rënë dakord që, për momentin, kjo ndarje nuk duhet të shtrihet matanë Pikës 1 në veri, ku Pika 1 është pika midis Kepit të Otrantos (Itali) dhe veriperëndimit të bregut të ishullit Nisos Othoni (Greqi).
    2. Marrëveshje midis Shqipërisë dhe Italisë për përcaktimin e Shelfit Kontinental të secilit nga të dy vendet, 18 Dhjetor 1992 (Agreement between Albania and Italy for the determination of the continental shelf of each of the two countries, 18 December 1992) page 1| Delimitation Treaties Infobase | accessed on 25/01/2002 DOALOS/OLA – UNITED NATIONS (http://www.marineregions.org/documents/ALB-ITA1992CS.pdf)
    Në nenin I Paragrafi 2 (Article 2 1), lidhur me Detin Jon, shkruhet:

    Palët kontraktuese ranë dakord që, tashti për tashti, përcaktimi i kufirit ne jug nuk duhet te shtrihet matanë Pikës 17, ku Pika 17 është pika e fundit ndarëse midis Shqipërisë dhe Italisë në Detin Jon. 

    Përfundimi i përcaktimit në jug, matanë Pikës 17 mbetet të përmbushet përmes marrëveshjeve të mëvonshme, respektivisht me palët e interesuara. Pra, nga të dy marrëveshjet Greqi-Itali dhe Itali-Shqipëri, si dhe në hartat përkatëse del qartë, se Pika 17 (Marrëveshja Shqipëri-Itali) absolutisht nuk mund të jetë pikë ndarëse e Shelfit Kontinental Shqipëri-Greqi. Pika ndarëse mund të jetë ose Pika 1 midis Kepit të Otrantos (Itali) dhe veriperëndimit të bregut të ishullit Nisos Othoni (Greqi) ose një pikë shumë afër saj, midis kësaj pike (Pika 1) dhe Pikës 17 (Shqipëri-Itali).
    Sidoqoftë, në të dy marrëveshjet shkruhet se kjo pikë duhet të përcaktohet nga një marrëveshje trepalëshe Shqipëri-Itali-Greqi.
    Nga ana ime janë botuar tri artikuj:
    1. Shelfi Kontinental dhe kriteret mbi të cilat një Shtet me bregdet mund të vendosë kufijtë e jashtëm të tij
    Botuar në në një të përditshme shqiptare 11 dhjetor 2013 me titull: “Kufiri ujor, të mos shihet e mesmja detare, por shelfi”
    2. Shqipëria s’ka pse ta ndajë Shelfin e vet Kontinental me fqinjët
    Botuar në Gazetën ILLYRIA the Albanian-American news paper 21.04.2015 
    Gazeta “Telegraf” 30 Prill 2015 dhe ne; 
    Gazeta “Telegraf” 29 qershor 2015 me titull “Pasuritë e mëdha shqiptare ne Detin Jon” 
    3. Kufijtë e Shelfit Kontinental përcaktohen sipas Konventës së Komisionit të Kombeve të Bashkuara mbi Kufijtë e Shelfit Kontinental si dhe nga “Deklarata e Mirëkuptimit” e 29 Gushtit 1980 botuar në Gazetën “Telegraf” 29 Qershor 2015 me titull “ Pasuritë e mëdha në pjesën shqiptare në Detin Jon” dhe nëntitull (Kufijtë e Shelfit Kontinental përcaktohen sipas Konventës së Komisionit të Kombeve të

    Bashkuara mbi Kufijtë e Shelfit Kontinental si dhe nga “Deklarata e Mirëkuptimit” e 29 Gushtit 1980 botuar në Gazetën “Telegraf” 29 Qershor 2015)
    Është e çuditshme pse në shtyp kjo konsiderohet si “Pakti detar shqiptaro-grek” apo “Marrëveshja mbi Detin”, kur ne Konventën mbi Shelfin Kontinental të 10 Qershorit 1964 (të cituar më sipër) shtrirja e Shelfit Kontinental shkon deri 200 milje nautike (370.4 km) matanë vijëbazës nga të cilat është matur gjerësia e detit territorial, që përcakton dhe Kufirin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, pra, kufirin ku çdo shtet ka të drejtë të kryejë kërkim-zbulim dhe shfrytëzim për nafte dhe gaz apo minerale të tjera.

    Siç shpjegohet hollësisht në artikujt e mësipërm dhe veçanerisht në artikullin e tretë, duke shfrytëzuar të drejtat mbi Shelfin Kontinental të Zgjeruar (Extended Continental Shelf), Republika e Qipros (Qiproja greke) dhe Izraeli, në Detin Mesdhe kanë gjetur rezerva gjigante hidrokarburesh. 

    Këto zbulime gjigante janë bërë shumë më tej gjerësisë së bashkuar të Detit Territorial 12 milje nautike (22.2 km) dhe gjerësisë së Zonës së Kontrolluar 12 milje nautike (22.2 km), në Bllokun 12 të Fushës së gazit ‘’Aphrodite’’ (Afërdita) të Republikës së Qipros që ndodhet 80 km larg bregut të qytetit Limosia dhe fusha gazmbajtëse gjigante në Detin Leviathan, shumë më larg, deri në kufi me Libanin, brenda kufirit të Zonës Ekonomike Ekskluzive. Natyrshëm lind pyetja, marrëveshja me Greqinë është quajtur apo do të quhet “Marrëveshje për ndarjen e zonave/përcaktimit të shelfit kontinental Shqipëri-Greqi” apo “Pakti detar shqiptaro-grek apo “Marrëveshja mbi Detin”?!

    Kjo marrëveshje duhet të jetë në përputhje me Konventën mbi Shelfin Kontinental të 10 qershorit, 1964 dhe Nenin 76 të Konventës së Komisionit mbi Kufijtë e Shelfit Kontinental, të Kombeve të Bashkuara, si dhe në “Deklarata e Mirëkuptimit” të 29 Gushtit 1980 (Annex II to the Final Act of the conference http://www.un.org/depts/los/clcs_new/continental_shelf_description.htm). Ashtu si edhe dy marrëveshjet e tjera Greqi-Itali dhe Shqipëri-Itali, duhet të quhet: Marrëveshja mbi ndarjen e Shelfit Kontinental Shqipëri-Greqi” , që në fakt, është vazhdim i drejtpërdrejtë i këtyre marrëveshjeve dhe, siç është deklaruar në dy marrëveshjet e mëparshme, duhet të mbyllet me një marrëveshje të përbashkët tri- palëshe, Shqipëri-Greqi-Itali për detin Jon.
    Website: lirimhoxha.com