Marokeni vret me thikë në sytë të fëmijës gruan e tij shqiptare

625
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Saregno të Italisë

Meidat italiane raportojnë se një maroken ka therur me thikë gruan e tij shqiptare.

Mësohet se marokeni ka qëlluar disa herë në trupin e 34-vjeçares, në sytë e fëmijës së tyre 5-vjeçar.

Viktima nuk i ka rezistuar dot plagëve të marra, duke humbur jetën.

Bëhet me dije se çifti prej dy muajsh nuk jetonin më së bashku.

Pas ngjarjes, ai është vetdorëzuar në polici.