Mark Topollaj/ Një bisedë mediatike ndërmjet At. Gjergj Fishtës dhe z. Mehdi Frashëri

744
Sigal

Sofistët ose mehmurët e Shqipërisë mund të quajnë tradhtar më të mirin atdhetar. Në të vërtetë ata nuk mbështeten mbi rrënjët e racës, por turbullohen nga ujët e kotësisë prej të cilës u formuan. Më tepër këta e quajnë fomatizëm, një zell të tepruar për çështjen e atdheut. Me një fjalë sofistët kuptohen ata njerëz që me dredhi fjalësh japin për të kuptuar një send për një tjetër. Kjo kulturë bizantine-aziatike-ballkanike duke përdorur dredhinë, edhe në qoftë se je i pafajshëm të kalbin në burg dhe në qoftë se je vrasës të lenë të lirë, madje të bëjnë deputet, ministër e çfarë të duash. Mjerisht edhe sot në politikën Shqiptare mbizotëron kultura bizantine-aziatike-ballkanike në eliminimin e kundërshtarit.

Mbi bazën e këtij mendimi të paqëndrueshëm At. Gjergj Fishta prijësi shpirtëror i Shqiptarëve shpreh mendimin me shumë finesë.

PËR NJË FJALË PA VEND TË Z. MEHDI FRASHËRI. Kështu e quan artikullin e tij At. Gjergj Fishta për disa mendime sofiste të shprehura në fletoren e “Dajti”. “Përgjudicia e dijes dhe e kulturës së tij, po merren për aksion të pa tundshme politike e filozofike dhe po i kaçurrelosin ma tepër trutë e pa zhvilluara të semialfabetëve tanë”- thotë Gj. Fishta.

Filozofia nuk shpreh intrigën, batakçillëkun ose dhelpërinë e ambicies bizantine-aziatike-ballkanike por zgjaton fijet që ende pas mendimit të Plutonit e Aristotelit për të kultivuar nacionalizmin dhe përgatit aftësinë për progres shoqëror.

Artikulli i Hyllit të Dritës nuk ka për qëllim të denigrojë mehmerët e Shqipërisë, por të frenojë ata që flasin për xixëllonjat dhe disa të tjerë ndezin fanarët.

Aftësia kulturore dhe sidomos fakti simtomatik i At. Gjergj Fishtës i cili është i vetmi në shkrimtarët kristianë të Europës, që ka ditur të krijojë epopenë e kombit të vet pa lënduar ndjesitë e elementit muhamedanë.

Por së pari ka nxjerrë prej këtij elementi tipa të shkëlqyer të burrërisë e atdhedashurisë. Për këtë meritë sulltani i Turqisë i dërgoj nishanin “me arif”. Kjo vulosi edhe njëherë se kjo figurë madhore është vetë ndërgjegjja e kombit.

Ai nuk mund të heshtë për të harruar të kaluarën dhe për të lenë pas dore të tashmen. Z. Mehdi Frashëri në artikullin e fletores “Dajti” trajton çështjen se kush do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, Shkodra apo Korça: ai thotë tekstualisht këto fjalë: “Ana e veriut dhe e jugut të Shqipërisë kanë qenë rrahur qysh herët prej propagandave të huaja, prej influencave të ndryshme. Shqipëria e mesme s’ka pasur kurrë të tilla sende. Moralisht është vendi më i shëndoshë i Shqipërisë. Tirana formon qendrën natyrale të këtij vendi….. është qendra e nacionalizmit dhe e patriotizmit shqiptar”. (Dajti, VL. 24)

Gjeniu më i lartë i fisit Arbënor reagon me ashpërsi dhe artin e vet e kthen në tehun qëllimor të satirës duke prekur fenomenin e cenuar.

Ai me delikatesën e poetit i përgjigjet Z. Mehdi Frashëri.

“Me nderim të posaçëm që ne kemi ndaj tij, në kulturë e dije, nuk mund ta pranojmë pa rezerva pohimet e mendimet i bëjnë tonat, për pa i peshuar mirë në kandarin e arsyes. Pra talenti e zotësia intelektuale e tij janë dy fuqi të shterpëta. Janë si ato bimët tropikale ekzotike që jashtë zonë e klimës së vet qesin vetëm gjethe e lule por nuk prodhojnë fruta”.  Mendimi bizantin-aziatik-ballkanike për çështjen Shqiptare i bën thashethemexhi të gëzuar kur ofendojnë të tjerët.

Ky vigan i racës Ambera………… siç e quan bota e kulturuar, është zotërues i çështjes së etnopsikologjisë të kulturës tradicionale Shqiptare. Duke ju drejtuar Z. Mehdi Frashëri thotë se ne duhet ti kthejmë vendit atë që i takon Z. Frashëri duhet të ruaj virtytin e Kombit sepse nuk ka rrezik të poshtërohet në qoftë se jemi të gjithë së bashku. Pra është më mirë të na përbuzin për çiltërsinë se sa të vuajmë nga vazhdueshmëria orientale.

“Z. Mehdi Frashëri nuk duhet të lëshojë ligjëratat e tij aty këtu sepse mendimi i tij nuk është krejt i zakonshëm. Kuptimi i tij i shprehur në fletoren “Dajti” dallohet me njëherë se nuk ka një individualitet më vete dhe idetë e tija nuk kanë një formë të caktuar, por janë si ato retë në qiell që ndërrojnë trajtat sipas lëvizjes së erës”.

Mendimet dhe shprehjet e poetit të madh janë cilësuar si copëza të Atdheut i gjenisë së fisit që është fryt i gjenisë së fisit Shqiptar. Ligjëratat politike e shoqërore të Z. Mehdi Frashëri dobësojnë hovin shpirtëror dhe ndihmojnë në një lodhje të pa nevojshme në pasigurinë e jetës dhe nuk kanë asnjë ide të caktuar. Në artikullin e sipërpërmendur se në veri të Shqipërisë e në jug influencat e huaja kanë qenë rrahur qysh herët, atëherë autori i ve një njollë të rëndë Shqipërisë. Po të jenë të vërteta këto fjalë, atëherë veriu e jugu i Shqipërisë do të ishin tradhtar, sipas tij Shkodra s’mund të jetë kryeqyteti i Shqipërisë sepse është qendra natyrale e Shqipërisë së veriut dhe e dominuar nga katolikët.

Zotëria e tij e lyp Tiranën për kryeqytet për ndonjë arsye tjetër, e jo pse Shqipëria e mesme moralisht është vendi më i shëndoshë i Shqipërisë.

Fyerja e rendë që Z. Mehdi Frashëri ja ka bërë botërisht Shqipërisë së Veriut e asaj të Jugut, ka një mendim prapa veprues. Pushtimet e njëpasnjëshme e kanë krijuar një situatë të pazakontë në përbërjen e popullsisë së veriut dhe asaj të jugut. Elementit kristian e muhamedanë e ka dobësuar kuptimin midis njëri-tjetrit. Pra besimet e ndryshme kanë nxjerrë dhe mentalitete të ndryshme. Nuk mundet me u thanë kurrsesi se kristianët e muhamedanët e veriut e të jugut kanë bashkëvepruar si kolektiv në influencat e huaja, për ta mbajtur gjallë çështjen Shqiptare.

Faktet tregojnë se muhamedanët janë në një pozicion të privilegjuar nën sundimin Osman. Kurse vetëm kristianët kanë mundur të kenë influence e të bëjnë propaganda siç thotë Z. Frashëri. Por çfarë lloj sondazhi kanë mundur të bëjnë? Ne do të shkonim atje ku na çon Z. Mehdi Frashëri.

Katolikët shqiptar 500 vjet më parë, me armë në dorë e kundërshtuan propagandën e influencave të huaja, për të mos humbur liritë civile e politike e për tu bërë kryekëput sllavi i turkut të Azisë. Pra me qenë katolik në sytë e turkut është një faj i rendë. Ky mendim shkatërrues e rrënoi Shqipërinë dhe ju mohua e drejta për të thënë të vërtetën. U tjetërsua kombi që ne po e vuajmë edhe sot. Edhe venedikasit që deshën të pushtonin tokat tona, ishin katolikët shqiptarë ata që frenuan një fuqi tjetër imperialiste. Ne duhet të jemi të qartë me vetveten se historia na mëson tjetër nga ato që thotë Z. Mehdi Frashëri.

Pra të krishterët që ju drejtuan maleve nuk e ndërruan fenë ose zakonet, ose gjuhën e as emrin po për 500 vjet ndenjën me armë në dorë kundra pushtuesit gjakatar. Siç dihet, një grusht njerëzish të pa organizuar nuk mund ta mposhtin një kolos, prandaj ua lypi nevoja për ti kërkuar ndihmë Europës kristiane. Kjo nevojë për të shpëtuar jetën, gjuhën e kombit e fenë e të parëve, e quanin tradhti Z. Mehdi Frashëri?

Pra nevoja për të pasur një kryeqytet edhe shqiptarë Tiranë, Shkodrën apo Korçën i dhanë shkas Z. Mehdi Frashëri për të shprehur pikëpamjet sofiste. Ndoshta i ka rrëshqit pena se këto mendime nuk i përkasin rregullave të urtësisë e të marrëdhënieve në mes njëri-tjetrit.

Kur lexojmë rreshtat e fletores “Dajti” menjëherë dallohet mungesa e individualitetit.

E zëmë se veriu dhe jugu i Shqipërisë paskan qenë të rrahura  nga moti me propaganda e huaja thotë At. Gjergj Fishta. Por ne nuk arrijmë të kuptojmë si mund të thotë Z. Mehdi Frashëri se në Shqipërinë e mesme s’ka pasur kurrë të këtilla sende, se moralisht është vendi ma i shëndoshë i Shqipërisë, e se prandaj forcërisht Tirana dhe qarku i saj do të bëhet qendra e nacionalizmit dhe e patriotizmit Shqiptar. A thua se për ne nuk është aq i huaj turku sa austriaku, Italia, Franca, Serbia apo Greqia. Është e udhës që të mos i hedhim mbrapa të dhënat e historisë.

Në vitin 1913 Shqipëria e mesme me në krye Esat Pashën sulmoj qeverinë e Ismail Qemalit në Vlorë. Më 1914 Shqipëria e mesme po me Esat Pashën i ra qeverisë së Durrësit dhe Princ Vidit. Më 1915 Shqipëria e mesme bashkë me Esat Pashën dogji bregun e Matës, Malësinë e Lezhës, Zadrimën, Mirditën, Pukën deri tek ura e Vezirit në Vaspas për me u çel rrugën Serbëve nëpër Shqipëri. Pra u vra me vëllezërit e vet për interesat e të huajve. Po Hasan Riza Pashën në luftën ballkanike kush e vrau? Kush i preu në besë dy amerikanët, dy miqtë e kombit shqiptar për qëllimin e politikës shoviniste ndaj nesh.

Ne jemi vendosur në pamundësinë e kuptimit të një shteti civil shqiptar. Z. Mehdi Frashëri na ka pozicionuar përballë sofizmit bizantin-aziatik-ballkanike, që po e dobëson politikën e brendshme dhe ndjesinë kulturore të kombit.

A thua të jetë e vërtetë se kleri katolik qenka kaq i dëmshëm, dhe i rrezikshëm për shtetin shqiptar. Historia thotë të kundërtën.

Drita shijohet mbas territ të shtrëngatës. Katolikët me vullnetin për dije deri në vetëmohim, janë përpjekur ti kthejnë kombit kujtesën e madhështisë së racës dhe ti kthejnë dritën e jetës me ripërtëritjen e gjuhës që mban gjallë një komb.

Katolikët zotërojnë pushtetin krijues të letërsisë dhe artit shqiptar. Ata kanë vulosur në rrugën e artit shpirtin e mendësinë Arbënore që përmblidhet në tri fjalë: Besë, nder e burrni Shqiptare.

Shqiptarët e Shqipëria të rraskapitur kishin  nevojë për gjithçka dhe atë gjithçka ja dhanë katolikët duke mbajtur një qëndrim heroik ndaj shovinzmit shekullor serb dhe nuk lanë me rrëshqit hanet e ndasisë fetare. Katolikët kënduan e folën shqip. Periudhës  së zymtë të këtij populli ata i dhanë erën e tokës shqiptare dhe gurgullimi i lumenjve dhe fërshëllima e pyjeve, nxirrnin melodinë e këngës shqiptare, nxirrnin visaret e kombit.

Kino-regjizor