Mardhëniet shqiptaro-arbëreshe dhe ndëradriatike

    968
    Sigal

    Angazhimet akademike, përherë e më të shumta, më kanë penguar të marr pjesë në diskutimet interesante të organizuara nga Instituti Mezzgiorna Mediterraneo, i drejtuar nga i palodhuri Mario Brunetti në bashkëpunim me shoqatën “Lisi i Arbërit”, e kryesuar nga  aktivi i gjallë Alfred Uçi. Keqardhja ime e ndjerë thellë, sidomos tani kur deri dje dëshira të jepja kontributin tim modest në një iniciativë, e cila përmban në vetvete  një revolucion autentik kopernikian. Gjatë telefonimeve të panumërta dhe tërë pasion  me Marion, kemi gjykuar shumë herë intuitivisht për t’i dubluar “leksionet gramshiane” që të zhvilloheshin  përvit në Plataçi dhe për të organizuar një të tillë edhe këtu në Tiranë me qëllim plotësimin e roli të dyfishtë që komuniteti arbëresh  t’i bashkonte, duke marrë pjesë e mbështetur,dy lëvizjet që kanë sjellë, nga njëra anë, Italinë në unifikimin kombëtar më 1860 dhe, nga ana tjetër, Shqipërinë në pavarësinë e saj më 1912. Me një akt të vetëm do të përmblidhej tradita e lashtë të angazhimit politiko-kulturor që arriti Jeronim De Rada dhe, nga ana tjetër, të rindërtohej mbi themele të reja e solide ura që në të kaluarën lidhte dy brigjet e Adriatikut dhe, në fund të fundit, të shkëmbeheshin njerëzit, njohuritë kulturore dhe përvojat midis dy realiteteve shqiptare italiane e ballkanike. E gjithë kjo të  futej në suazat shkencore që përfshin hapat dhe rezultatet e kërkimeve të katedrave universitare të Palermos dhe të Kalabrisë, që prej disa dhjetëra vjetësh zhvillojnë në disa drejtime të albanologjisë bashkëkohore. Veçanërisht gjithçka është investuar dhe  ka ndryshuar pikëpamjen mbi universin kompleks kulturor prej të cilit ka dalë gradualisht i ashtuquajturi “identitet kombëtar shqiptar”, që ka qenë si ndërlidhës ideologjik  dhe  faktor frikësues i proceseve politike, që gjatë shekullit të nacionalizmave mbështesnin lëvizje të ndryshme komb]tare. S’ka dyshim se, në kundërshtim me ato pohime të nostalgjikëve të sotëm nxitës grufullimesh e “dumbabistëve”, karakteristikat e vërteta  të një lëvizjeje që quhet “Rilindje” nuk mund të mos ndryshojnë nga një politikë si ajo europiane dhe që mjetet, idetë, projektet reformatore, armatimi ideologjik që mbështeste themelet e një shteti të pavarur e të fortë, me një fjalë, identitetin kombëtar të një populli multikonfesional, pavarësisht informacioneve të neveritshme e shpifëse të zonjës Natyalie Clayer, nuk mund të mos vinin  nga përvoja e vetme dhe e papërsëritshme e arbëreshëve që u  poqën  në Itali, që mbështetën, madje edhe u paraprinë disa nga lëvizjeve më të përparuara politike, që ushqyen lëvizjen kombëtare italiane të gjysmës së parë të shek.XVIII. Kërkimet më të fundit në arkivat italiane provojnë se rrënjët e atyre trajtimeve të jashtëzakonshme futeshin thellë në humusin kulturor e filozofik të shekullit të XVII europian dhe aspak në një mori elementesh fantastikë orientalizmash, që qysh atëhere kanë provuar, se formonin jo vetëm një të vetëm, uncum në panoramën komplekse të historisë së ideve, por një monstrum autentik: një krijesë të mrekullueshme e destinuar për të ndryshuar  faqen e doktrinave më modern e politike të shtetit. Ndonjëherë, siç thuhet, e vërteta, që është më fort e thjeshtë dhe lineare, se sa ç‘mund të mendohet, nuk pranohet vetëm ngaqë nuk duan ta pranojnë dhe vendi i saj duket më i përshtatshëm të paraqitë një realitet “fals” dhe të deformuar sepse kjo kërkohet e pëlqehet. Më saktësisht, siç e kam përmendur  shprehjen e latinishtes mesjetare si një titull për një librin tim (Mundus vult decipio? Ergo decipiatur!) “Bota kërkon të mashtrohet? Le ta pranojmë edhe këtë pohim!” Në  këtë drejtim qëndron sekreti i  iniciativës së Mario Brunetit për këtë botim të “leksioneve gramshiane”: orvatja  për të përdorur një analizë më të saktë, më të plotë e më të thellë të fakteve historike dhe për të mbështetur një përpunim të ri të interpretimeve historiografie me qëllim që të përballohen banalizimet steriotipe dhe shtrembërimet ideologjike. Në këtë drejtim synonte pranimi prej meje i projektit, një pranim i cili ndonëse  u zbeh para se të botohej kalendari i përsëritje vjetore të diplomave, nga të cilat  (ua pranoj) e harrova entuziazmin e Marios, që u përpoq të më bëjë për vete. Për këtë arsye kërkoj të më falni të gjithë ju, referuesit e organizatorët, Mario Bruneti dhe Alfred Uçi, dhe u përcjell urimet e mia për punën tuaj, e cila do të jetë jo vetëm pjellore dhe e begatë me meditime, por do të shënonte një perspektivë për të ardhmen e marrëdhënieve ndëradriatike dhe në veçanti për kërkimet e ardhshme shkencore të albanologjisë.”

    Universi Kulturor i Profesor Matteo Mandalasë

    Po t‘i hedhësh një sy listës së botimeve dhe origjinalitetit të tyre, mund të themi se është përfaqësuesi më i madh, më i rëndësishëm, më universal, i pakrahasueshëm e i pazëvendësueshëm midis gjithë albanologëve të kohës së sotme, që e ka fituar këtë emër me përkushtimin absolut të tij ndaj historisë, kulturës, gjuhës e letërsisë së Atdheut Amë, që i ka shërbyer me atë respekt, dashuri e  mall të sinqertë, që kanë treguar e tregojnë arbëreshët për atdheun e të parëve të tyre.  Matteo Mandalá ka lindur  në qytezën “Piana degli  Albanesi”, më 27 qershor 1958 dhe ka studiuar në Fakultetin e Letrave dhe Filozofisë të Universitetit të Palermos, Sicili dhe është kualifikuar në Fakultetin e gjuhëve të huaja të Universitetit të Pizës. Që më 1996 ka dhënë mësime  në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe të Universitetit të Kalabrisë, Kozencë, ku për punën e shkëlqyer pedagogjike e shkencore në fushën e Albanologjisë iu akordua titulli Profesor. Ai dha mësim e u mor me kërkime shkencore në fushën e albanologjisë edhe në universitete të tjera si ai i Barit, Leçes. Qysh nga viti akademik 1997-98 ka drejtuar sektorin e gjuhës dhe letërsisë shqipe të Universitetit të Palermos dhe të Messinës, kurse  në Gusht 2001 u emërua profesor kryesor i gjuhës e letërsisë shqipe në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Profesor. M.Mandalá  është nga shkencëtarët më aktivë në Organizatën Ndërkombëtare AIESEE.  Ka kryer një veprimtari aktive të pandërprerë për futjen e gjuhës shqipe në shkollat e arbëreshëve. Prof. Mandelá ka drejtuar projektin “Skënderbeu 2000”, të mbështetur e financuar nga Bashkimi Europian; po kështu ka hartuar dhe realizuar projektin “Brinjat” mbi historinë e traditat kulturore të arbëreshëve të vendbanimeve të Sicilisë: Contessa Entelina, Palazzo Adriano, Mezzoiuso dhe Piana degli Albanesi”. Profesor Mandala ka marrë pjesë aktive me referate e studime shkencore në 12 Kongrese Ndërkombëtare të Albanologjisë (1987-2003). Një kontribut të shquar ka dhënë profesor Mandalá edhe në gjithë konferencat shkencore  të Akademive të Shkencave të Kosovës e Shqipërisë, ka mbajtur dhe ka botuar një bibliotekë të tërë veprash akademike nga më të rëndësishmet, me ide të reja në studimet albanologjike mbi Skënderbeun, Lidhjen e Prizrenit, Kongresin e Manastirit, Rilindjen Kombëtare e Pavarësinë e kombit, historinë e letërsisë shqipe,  De Radën, I. Kadarenë etj.

    Lajme të gëzuara

    Prof. Matteo Mandala na  njofton se, “duke plotësuar vullnetin e fundit të prof. Françesko Solanos, albanologut e poetit të shquar arbëresh, u bë i mundur krijimi i revistës shkencore të albanologjisë Res Albanicae, e cila në vazhdën e traditës të mirënjohur të publicistikës arbëreshe, (gazeta e parë shqipe u themelua në Itali nga De Rada), do të jetë një tribunë shkencore, që do të mbledhë rreth vetes forcat më të mira intelektuale që merren me kërkime albanologjike në mbarë Europën. Ajo do të përkrahë jo vetëm botimin e studimeve të brezit të ri të albanologjisë, por do të botojë edhe një seri monografish të përgatitura nga ky brez”. Revista e drejtuar prej prof. Mandela,”do të bëhet tribuna e parapëlqyer  e katedrave  albanologjike nëpër botë për t’u dhënë jetë  në një ballafaqim rreptësishtë shkencor e serioz degëve të ndryshme që përbëjnë albanologjinë, si edhe për të hartuar e realizuar  projekte të përbashkëta kërkimi, siç është një shembull bashkëpunimi i katedrave albanologjike të Kozencës dhe të Palermos, të cilat prej vitesh punojnë për projektin e madh të korpusit letrar të arbëreshëve nga fillimet deri në ditët tona”. Këto fjalë të profesorit të shquar të albanologjisë moderne europiane, Matteo Mandalasë dëshmojnë për vullnetin e fuqishëm dhe vitalitetin  bashkëkohor të arbëreshëve, që nxit edhe përparimin e albanologjisë në Shqipëri, Kosovë e në troje të tjera ku jetojnë shqiptarë.

    Perspektivë për të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-arbëreshe dhe ndëradriatike 

     Ja pse Pofesor Matteo Mandalá i quan ato revolucion kopernikian

    Prof. Alfred UÇI

    Para disa ditësh, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Tiranës u organizua në prani të studiuesve të ndryshëm një konferencë shkencore me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 140 vjetorit të Bashkimit të Italisë me pjesëmarrjen e Presidentit të Institutit të Studimeve mesdhetare, On. Mario Brunetti, kryetarit të shoqatës kulturore “Lisi i Arbërit”, Prof Alfred Uçit, Rektorit të Universitetit Mesdhetar të Tiranës, Prof. Dr. Anastas Angjeli etj. Në këtë veprimtari interesante ishte i ftuar edhe profesori i shquar Matteo Mandalá, i cili për angazhime të tjera, nuk mori dot pjesë, por duke respektuar auditorin dërgoi fjalën e tij, të cilën po e botojmë më poshtë.