Maqedoni, zjarr në Ministrinë e Drejtësisë

    115
    Një zjarr ka shpërthyer pasditen e së martës në Ministrinë e Drejtësisë, në Maqedoni.
    Zjarri ka rënë në katin e katërt të ndërtesës, teksa deri më tani nuk raportohet për të lënduar pasi punonjësit janë evakuuar me kohë.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikës të shumtë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.