Manushaqe Toromani/ Poezi

    463
    Sigal

    VERTET

    Te mos j’ u duket çudi

    Kam pirë dhe unë raki

    Jam dehur

    Kam ngrit dhe dolli

    Me miq e me shumë shoqëri.

    Pa jam dehur e kam dëfryer nga pak

    Dhe e kam kapërcyer

    Ma donte i shkreti xhan

    Raki pikë e parë, balle kazani

    Ka ndodhur vërtetë miqtë e mi

    Të mos ju duket fare çudi.

    Ore, prapë do pi e do dehem,

    Se iki nga kjo jete e me s’ kthehem…

     

    IK

     

    Ik, dhe kurrë më mos u kthe

    Do të di t’ia dal edhe pa ty,

    Jam mësuar me vetminë

    Prania jote më lodh..

    Ik,

    Ik, e merri të gjitha

    Deri tek i fundit kujtim..

    Asgjë, asgjë nuk dua prej teje

    Për ty ka veç harrim!

    S’ më lëndon me ikja jote,

    Ka kohe, e ke bërë

    Ndaj të lutem ik,

    Në vetminë time më lër.

    GRUA

    Ti nuk e di,

    Dhe kurrë se ke kuptuar

    Me bukurinë tënde

    Meshkujt ke tërbuar.

    A ndoshta shtiresh,

    Bën indiferenten,

    Me lojë plot rrezik

    E provon dhe veten.

    Moj lanete grua

    Botën ke në dorë

    Me hiret e tua

    Me at’ shpirt djallëzor.

    Ç’ qenie janë këta burra?

    Njohur për trimëri

    Para teje sus

    Si të jenë fëmijë.

     

    PO

    Do të shkruaj

    Kohë kam pa e bërë

    Pena m’është tharë

    Shpirtin e kam vrerë.

    Do të shkruaj do të

    Shkruaj se nuk rri dot

    Dy fjalë pa i hedhur

    Shpirtin pa e derdhur.

    SONTE

    Ç’ ëndërr të rrëmbeva,

    Ma thuaj ta di?!

    S’të lashë të flije?

    Kjo është mrekulli,

    Gjumë,gjumë,gjumë

    Jeta të shkon dëm

    S’do të le rehat

    Sonte nuk do flemë.