Manjani takon Amb. e Finlandës, vlerësohet konsensusi për reformën

438
Sigal

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pritur në një takim Ambasadorin e Finlandës, Pauli Makela. Gjatë takimit Makela ka përshëndetur dhe vlerësuar finalizimin e një procesi me rëndësi, sikurse ishte miratimi i ndryshimeve Kushtetuese, ndërsa informoi se e ka ndjekur me vëmendje të gjithë ecurinë e këtij procesi reformues. Ministri Manjani dhe Ambasadori Makela vlerësuan se tashmë paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme faza e zbatimit të kësaj reforme, e cila do të kërkojë përsëri një klimë bashkëpunimi dhe konsensusi.

Ndër të tjera gjatë bisedës është diskutuar mbi sistemin penitenciar në Shqipëri. Ambasadori Makela u informua nga Ministri Manjani lidhur me problematikat dhe sfidat e këtij sistemi si dhe masat e ndërmarra për përmirësimin e infrastrukturës në institucionet penitenciare. Ambasadori Makela ka shprehur interes të veçantë edhe mbi shërbimin e ndërmjetësimit në vendin tonë, i cili asistohet përmes një projekti të posaçëm binjakëzimi me BE-në dhe që drejtohet nga zj. Marjo Naapi, ish gjyqtare finlandeze dhe me mjaft ekperiencë në këtë fushë. Më tej, gjatë takimit bashkëbiseduesit janë ndalur edhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë botërore, luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar si dhe problematikat lidhur me emigrimin.