Man City transferon Otamendin

    391
    Nicolas Otamendi i është bashkuar Manchester Cityt nga Valencia në transferim me vlerë prej 45 milionë euro. Qendërmbrojtësi Nicolas Otamendi është futbollist i ri i Manchester Cityt. Sipas mediave britanike, futbollisti argjentinas do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Citizens”. Valencia do të përfitojë 45 milionë euro nga shitja e tij. Por, klubi nga Mestalla tani duhet të gjejë një partner të ri për Shkodran Mustafin në qendër të mbrojtjes.
    Sigal