Makina del nga rruga, pesë të plagosur

389
Një aksident me pasojë pesë të plagosur është shënuar gjatë pasdites së të enjtes, rreth orës 16:30 minuta në Bulqizë.
Sipas policisë lokale aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Lagjen e Re me atë të vjetrën të qytetit të Bulqizës, ku një makinë Benz me targa AA690HY ka dalë nga rruga duke përfunduar në livadh.
Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e automjeteve që po kalonin përgjatë këtij segmenti, ku dhe kanë njoftuar menjëherë policine lokale të Bulqizës.
Menjëherë në vendgjarje ka shkuar policia ku dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e personave nga makina. Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Bulqizës. Sipas mjekëve të këtij spitali, pesë personat e plagosur, tre prej të cilëve fëmijë, janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe paraprakisht mendohet se shkak ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit.
Sigal