Majlinda KETA / Pedagogjia e paqes nga Kryezonja e Politikës Perëndimore

805
Sigal

E ruajta për të shprehur mirëseardhjen me cilësimin që studentët e mi ju ofruan gjatë orëve të seminarit të sotëm në lëndën e “Filozofisë së Integrimit Europian” nga auditorët e Universitetit të Tiranës (FSHS, filozofi). U kënaqa nga cilësia e aftësive diskutative dhe forca përgjithësuese e studentëve, pas tezave  të hedhura nga unë, për orën ” Ballkani Perëndimor, proceset e integrimit europian të tij, ngjashmëritë  dhe të veçantat  edhe përmes zëdhënieve të para nga vizita e Sekretares Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së. Catherine Ashton.  Ju keni ardhur në auditorët tona përmes shumë profileve në vite, ku kryeprofili është ai filozofisë klintoniste për kryezgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan, fundshekullin e XX-të, përmes sigurimit të paqes për lindjen e shtetit më të ri të shqiptarëve në Europë, Kosovës. Sot, kur ju kishit prekur Kosovën, në auditor e quajtëm “Pedagogji të paqes në Ballkan” pohimin tuaj në Beogradin zyrtar – “Kufijtë e Kosovës sovrane dhe të pavarur janë të qartë dhe janë të caktuar përgjithmonë. Statusi i Kosovës nuk do të negociohet”.  Ky pohim juaji nën debatin studentor erdhi me vlerësimin se ishte i domosdoshëm dhe  historik. Ai duhet  të vlerësohet mirë si nga “veshët” dhe “mendja institucionale” e  të atyre shteteve europiane, që ende nuk e kanë deklaruar njohjen e Kosovës shtet, ndonëse anëtare të BE-së, po aq sa ky pohim duhet kuptuar për t’u zbatuar nga lidershipi politik Serbi – Kosovë.  Kësaj radhe ne  besojmë se, do të ndodhë e dëshirueshmja studentore ballkanike, pasi u parapri si asnjëherë deri më sot, nga 2 zonja të politikës së jashtme mbarëbotërore që nën një qëndrim “lektuan” për politikën ballkanike dhe atë serbe në veçanti, për minimalen prej nga ku duhet të niste e vazhdojë  konstruktiviteti i dialogut Serbi – Kosovë, si 2 shtete që aspirojnë integrimin europian të vendeve respektive në BE. Improvizuam me logjikë paqeje edhe si do mund të marrin  rrjedhë më konstruktive bisedimet mes tyre dhe çfarë do rrezatonte ky pohim historik juaji në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe shpejtësinë e lëvizjes së tij drejt BE. Mirëserdhe në këtë turne ballkanik zonja Klinton, pasi risolle vëmendje ndër të rinjtë ballkanikë të Bosnjës, Serbisë, Kosovës e Shqipërisë, duke shprehur interesimin, përkushtimin dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë rajon dhe të ardhmen e tij në integrimet evropiane dhe euro-atlantike. Kam bindjen se të gjithë auditorët studentore të këtyre vendeve të turneut tuaj të radhës janë axhenduar me diskutimet mbi pedagogjinë e paqes Klinton – Ashton pasi të rinjve i takon Ballkani i paqmë, kontributor në NATO dhe BE. Në auditorin e Tiranës erdhën të gjithë dhe po ashtu si duhet të kemi shkuar edhe NE në Bosnjë, Serbi, Kosovë. Ju erdhët në auditor përmes filozofive tuaja të paqes e progresit, ndërsa ju supozuam edhe “detaje”  në  komunikimet me Presidenten Jahjaga, politikanët kosovarë dhe Kryeministrin Thaçi. Tash, pas kaq orësh, pas zëdhënieve zyrtare, çdonjëri prej nesh debutuesve të auditorit UT mëngjesin e fundit të tetorit, konstaton se paska qenë përputhshëm me Pedagogjinë e paqes  nga  Kryezonja  e Politikës për Integrimin Europian të Kosovës.  Improvizimi në ligjërime studentore për “të mundshmen, që dy zonjat e politikës së paqes” kanë për të shprehur në Prishtinë  ishin mbi vazhdimin  e dialogut institucional  Thaçi-Daçiç , për marrëdhëniet paqtore mes dy vendeve, zgjidhja e mosmarrëveshjeve pa cenuar sovranitetet përkatëse, të drejtat e minoriteteve ishin axhenda që studentët ju njohën. Përputhshmëria në këtë moment që unë shkruaj, më mbush me optimizëm për filozofinë e paqes, që është e dëshirueshme dhe e ngjizur ndër të rinjtë ballkanikë pasi të tillë e supozoj dhe në auditorët e tjera studentore ballkanike. Jam e bindur që ora tjetër e leksionit mbi Filozofinë e Politikave të BE-së do ta këtë më të përthithur në model strukturën që bota e qytetëruar, Amerika Demokratike, familja BE ndërtoi mendërisht në shekuj dhe që pas 60 vjetësh të filozofisë së integrimit europian mundësoi për NE, shqiptarët e 2 shteteve, “Nobelin për Paqen” për BE-në, idealit drejt ku jemi nisur të programohemi. Axhenda juaj ballkanike do jetë sërish pjesë e auditorit studentor të integrimit europian. Ju shprehim mirënjohjen zonja Klinton dhe zonja Ashton për mbështetjen që ju i dhatë Presidentes Shqiptare të Kosovës, zj.Jahjaga dhe politikaneve femra atje, si katalizatoret e politikës së paqes, prodhuar nga gruaja në lidership.   Mua më vjen mirë që Ballkani i  të rinjve po arrin të lexohet edhe përmes elementeve psikologjik të protagonizmit së lidershipit femëror në këtë Pedagogji të paqes  nga  Kryezonja  e Politikës së Ballkanit Perëndimor drejt Integrimit Europian. Ne ju zbritëm në mënyrë imagjinative në aeroportin “Nënë Tereza” këtë ditë të fundit të tetorit, në mendësi të auditorit studentor UT, ndonëse ju vini në të parën ditë të nëntorit. Ju uruam mirëseardhjen përmes kësaj vizite historike, pikërisht në prag rivlerësimi nëntori të raportit mbi statusin e radhës të Shqipërisë për integrimin europian,  këtë 100- vjetor të shtetit shqiptar apo mbi të gjitha me urimet që do jepni për shqiptarët në këtë 100- vjetor të formimit të shtetit të tyre. Supozuam edhe “axhendën” tuaj ndërsa asgjë nuk njihnim zyrtarisht ndërsa mendërisht lexuam, ndërtuam dhe shprehëm Pedagogjinë e paqes  nga  Kryezonja  e Politikës për Integrimin Europian të Shqipërisë. Studentët ndalën në leksionin e pritshëm tuajin në Parlament mbi shtetin e së drejtës të pas 100 viteve dhe demokracinë funksionale në Shqipëri bazuar në politika të të drejtave të njeriut dhe votës së lirë, qëndrueshmërisë së institucioneve, mekanizmave të dialogut dhe përgjegjësitë ndaj integrimit europian të vendit për partitë politike në Shqipëri për të mos harruar mbështetjen që publikisht Kryezonja  e Politikës Gender do kërkojë nga shteti shqiptar dhe partitë politike këtë pragelektoralesh 2013-të. Unë ndiqja duke lehtësuar idetë e studentëve në auditor, moderova dhe “protokolle” të supozuara prej tyre apo interpretime për të “privatizuar dedikimin” për këtë vizitë historike të Kryezonjës së Politikës për Integrimin Europian të Shqipërisë dhe kontributin e saj në NATO. Më erdhi mirë që studentët  argumentonin pro dhe kundër “procesit të privatizimit politik të vizitës” duke ardhur në konkluzionin se TË GJITHË, nga qytetari i thjeshtë deri tek politikani më i lartë i këtij shteti duhet të nxënë në mënyrë kritike nga lektimet nga Pedagogjia e Paqes  nga  Kryezonja  e Politikës Ballkanike drejt Integrimieve EuroAtlantike .  Në këtë proces ishin më konsensualë se politikanët aktualë që nesër kanë rastin të shfaqen si “qengja të butë” përpara një lektimi që do i shërbejë fuqizimit të besimit tek miqësia e popullit amerikan dhe atij shqiptar,  përmes Kryezonjës së Pedagogjisë së Paqes, ndikimit të Amerikës demokratike për politikat e paqes dhe prosperitetit jo vetëm këtu në Shqipëri por dhe të shtetit shqiptar për Ballkanin e Paqmë drejt Integrimeve Euroatlantike. Mirë se erdhe zonja Klinton në vendin e këtyre studentëve të Universitetit të Tiranës që në orën e tyre akademike e titulluan kontributin e kësaj maratone ballkanike idesh, vlerësimesh e këshillash si Pedagogjia e paqes  nga  Kryezonja  e Politikës së suksesshme të Ballkanit Perëndimor drejt Integrimeve EuroAtlantike.  Mirënjohje e veçantë Zonja e Nderuar Klinton për moralin kontributor në vite për Shqipërinë dhe Ballkanin e Paqmë Euroatlantik!

*Lektore e Filozofisë së Integrimit Europian në UT