Mafia e miliona eurove në xhepat e qeveritarëve

529
Sigal

 520 milionë lekë përfitoi Kompania EAG, që është pranë qeverisë, edhe pse lindi në …2014

Skema e korrupsionit të qeveritarëve nuk është më klasikja, pasi ajo perfeksionohet, për t’iu rrëshqitur çdo dyshimi, hetimi dhe kapjes me “presh në dorë”. Tani, çdo ministër, punën e parë që bën, pasi ka ngrohur kolltukun qeveritar, është të përkujdesohet që njerëzit e tij të mirëbesuar ( gruaja, kunata, e dashura, apo edhe “kamikazët” e (çdo) ministrit) të hapin (zyrtarisht) nga një kompani bamirësie, shoqatë joqeveritare, degë e gjethe të shoqërisë civile, dhe pastaj, duke i përdorur këto si “banka online” u parkojnë këtyre  shuma të mëdha, qoftë edhe nëpërmjet tenderimeve jotransparente.

Ministri Veliaj favorizon korrupsionin e EAG-së

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma, denoncon atë që e quajti, një rast korruptiv skandaloz të agjencisë EAG, e cila mori miliona nga Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, për një produkt që ishte prodhuar tashmë. Sipas Dumës, prokurimi u bë pasi EAG ishte shpallur fituese, ndërsa edhe punonjësit u ankuan për shkeljen tek Rama, por nuk morën asnjë përgjigje.

Metodologjia e korrupsionit mafioz

Në maj të 2014 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, që varet nga Ministri Veliaj, ka vendosur të bëjë një prokurim i cili duhej sajuar me çfarëdo mjeti, mjaft që paratë t’i shkonin EAG. Që paratë t’i shkonin kompanisë, ndërsa nuk gjendej se çfarë do të mund të justifikonte transfertën e shumës, u shpik që një nga shërbimet të ishte prodhimi i logos së re të faqes online të Agjencisë. Por fakti është se logoja e re e Agjensicë dhe ëeb-i, ishin të prodhuara muaj më parë”, shprehet Duma. Duke vazhduar me faktet, ajo shton, “Pra agjencia, sipas fakteve, duket që i ka kaluar para për produkte që nuk i ka ofruar fare EAG.  Asnjë reagim, çështja është fshehur nga Veliaj dhe Edi Rama. Heshtja, fshehja dhe mos përgjigjja ndaj denoncimit që i ka ardhur nga vetë punonjësit e Agjencisë, vërtetojnë bekimin e Edi Ramës ndaj kësaj afere. Ky është një rast skandaloz i korrupsionit të pastër, e vjedhjes më të dy duart të taksave të qytetarëve të vendit. Ky është realiteti në Shqipëri sot. Edi Rama ka licencuar një mekanizëm korruptiv për ministrin e tij, e për stafin e tij të ngushtë që zotërojnë kompaninë në fjalë. Në këtë mënyrë, me këtë skemë të pastër korrupsioni, EAG ka marrë deri tani nga dhjetëra zyra qeveritare, 520 milionë lekë.
Tenderime misterioze, përfitues anonimë

Në një institucion të shërbimit publik,  janë dhënë edhe reklama pa ditur se kush i ka bërë tenderimet dhe kush i ka përfituar ato, por veçse ka mbetur fatura që duhet të paguajnë taksapaguesit që është 250 milionë lekë. Ndërsa për një tenderim tjetër, që kap shumën e 12 milionë euro, nuk dihet nëse u zhvillua ose jo, pasi firma e preferuar e qeveritarëve, nuk ishte në renditjen e lejueshme në tenderim. Dhe, më misteriozja  e lojës mafioze ndodh, që edhe ndonjë drejtuesi i institucioneve të shërbimit publik, shkarkohet, natyrisht motivacioni nuk bëhet kurrë publik, por në prapaskenë fijet mafioze përçojnë urdhrin e largimit nga detyra për shkak të mosbindjes të  drejtuesit ndaj urdhrit të marrë nga eprorët qeveritarë, që përfitues të tenderit të jenë të parapërcaktuarit dhe jo fituesit realë.