Mafia e arsimit në Librazhd vazhdon të kërcënojë gazetaren Era Çela

798
Sigal

Kërcënim me mesazhe për shkrimin e datën 15 shkurt botuar në gazetën “Telegraf” për problemet e arsimit

Ka qenë dita e shtunë data 16.02.2013 ora 11:50 kur celulari i gazetares së “Telegraf”-it ka rënë dy herë nga numri 0697288126, por ajo nuk i është përgjigjur. Nuk do të mjaftonin pesë minuta dhe po nga ky numër (0697288126) gazetares i mbërrin një mesazh me tekst kërcënues. Në mesazh shkruhej: “Pse nuk e hap telefonin bëj cduash ndërroje nr. po përballe do më dalësh noj njehër ti ku do shkosh do të bëj panoram për atë që më ke bërë dhe në polici ma dërgo numrin nuk e vras mendjen po ti ku do futesh hajt tung nga zysha me diplomë”. Ky mesazh që sapo cituam ka qenë i datës 16 shkurt 2013 ora 11:56:15. Kërcënimi ka ardhur, pasi në gazetë më datë 15 shkurt është botuar shkrimi, i cili jepte fakte të reja sesi deputeti i PD, Rrahim Çota kishte emëruar edukatore, nusen e nipit të tij që është me arsim të mesëm dhe nuk zotëron diplomë të shkollës së lartë. Gazetarja e “Telegraf”-it, Era Çela gjatë këtyre ditëve ka marrë mjaft telefonata duke i bërë në këtë mënyrë presione të ndryshme, vetëm e vetëm që ajo të heq dorë nga shkrimet, të cilët prekin arsimin në Librazhd. Në shkrimet e gazetares Era Çela asnjëherë nuk ka pasur citime pa u bazuar në fakte, që e cila mund të vërtetohet nga kushdo. Personat e prekur për të gjetur si të vetmen rrugë shpëtimi kërcënojnë gazetaren, e cila bënë thjeshtë detyrën e saj. Nga materialet dhe problemet e ngritura nga gazeta “Telegraf”, për problemet dhe manipulimet me arsimin e Librazhdit, njerëzit e deputetit të Partisë Demokratike, z.Rrahim Çota kanë nisur të dhunojnë psikologjikisht gazetaren. Madje, në një rast ka qenë edhe vetë deputeti Çota, ai që ka kërcënuar gazetaren në një telefonatë. Kërcënimet deputeti i bën pasi është i vetmi person që është përfolur për manipulimet që po bëhen në arsim, bazuar këto edhe në një memo. Persona të autorizuar nga z.Çota vazhdojnë të kërcënojnë gazetaren në mes të ditës, sepse duke qartë që ata nuk kanë frikë nga asgjë, pasi gjithnjë mbrapa tyre qëndron vetë hija e pushteti, qëndron vetë deputeti Çota, ku njerëzit e tij kanë marrë zemër dhe fuqi duke kërcënuar gazetaren, e cila bën vetëm detyrën e saj. Gazetarja Era Çela, pas denoncimit në polici do të kërkojë nga Prokuroria shqiptare të zbardh origjinën e kërcënimeve dhe të bëhet dalja para përgjegjësisë e këtyre njerëzve që kërcënojnë dhe abuzojnë me ligjet e shtetit.