“Maestro” De Biasi i thotë “jo” medias në seancat stërvitore

442
Sa më shumë afrohet dita e ndeshjes, aq më shumë trajneri i Kombëtares kërkon përqendrim dhe bindje, e sigurisht që me praninë e medias rretheqark një gjë e tillë nuk është edhe aq e mundur, prandaj vendosi që të mos lejonte kamerat dhe gazetarët në seancën e radhës stërvitore, ditën e djeshme, duke bërë çdo gjë me dyer të mbyllura, kjo si përgjigje edhe e ndeshjes miqësore që u zhvillua mbrëmë. Në fakt, kjo është një praktikë e përdorur gjerë nga trajneri, kur gjithmonë janë ndeshjet që zhvillohen në shtëpi, ditët e fundit para takimit, media nuk lejohet të jetë e pranishme, kjo edhe për frikën se mund të ketë rrjedhje informacioni, ose kopjim skemash nga të “jashtmit”. 
Çështja “Mavraj”- Një nga pikat kyçe të formacionit kuq e zi, Mërgim Mavraj po përballet me një dëmtim që mund të vërë realisht në dyshim praninë e tij në ndeshjen ndaj Armenisë, duke komplikuar disi edhe zgjedhjet e De Biasit, pasi dihet tashmë se sa ndikim dhe siguri ka shtatlarti në repartin mbrojtës dhe jo vetëm. Dje lojtari është parë duke iu drejtuar spitalit, teksa vazhdon të jetë akoma e paqartë çështja e dëmtimit të tij dhe nëse do ia dalë në kohë që të rikuperohet, por ajo që dihet është se Mavraj ka tre ditë që nuk stërvitet me shokët e skuadrës, ndërkohë që të tjerët janë stërvitur rregullisht.
“Bilbili” i takimit- Do të jetë Fernandez Borbalan arbitri që do të mbajë drejtësi në takimin mes Shqipërisë dhe Armenisë. UEFA publikoi dje emrin e arbitrit spanjoll për sfidën e “Elbasan Arena”, ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Cabanero Martinez dhe Roberto Del Palomar, ndërsa arbitër i katërt, Jorge Canelo Prieto. Kjo do jetë hera e parë që spanjolli do të arbitrojë një ndeshje të Shqipërisë, ndërkohë mbahet si një nga arbitrat më të mirë në Spanjë, ku njihet për korrektësinë e tij në gjykim. Borbalan arbitron në La Liga dhe por edhe në Ligën e Kampioneve, ku në kampionatin spanjoll ka mbajtur ndeshje të Barcelonës,në takimet që kanë pasur me Valencian dhe Atl. Bilbao. Sa i takon Ligës së Kampioneve, ishte takimi i dhjetorit mes Gallatasarait dhe Arsenalit, takim që londinezët e fituan 1-4. 
Sigal