Madonna kundër filmit për të: ‘Kush do të tregojë për jetën time është vetëm një sharlatan’

    111
    Jeta e Madonnës është vetëm e saj dhe askush nuk mund ta tregojë. Postari ka shkruar me një postim në Instagram, për ‘Blonde Ambition’, filmin i cili po përgatitet për karrierën dhe jetën e saj. “Askush nuk di çfarë di unë dhe çfarë unë kam parë. Vetëm unë mund ta tregoj historinë time. Të gjithë të tjerët që përpiqen janë sharlatanë dhe budallenj, që kërkojnë mirënjohje pa e bërë punën. Kjo është një sëmundje në shoqërinë tonë”, ka deklaruar ajo.
    Titulli i filmit i përket një momenti tipik në historinë e Madonnës. ‘’Blonde Ambition Tour” e 1990, është tour-i më i rëndësishëm në karrierën e Madonnës. Show i albumit ‘Like a Prayer’ ishte një nga spektaklet më epokal të karrierës së saj. Atëherë nuk munguan polemikat për disa momente pikante në album, ku seksi dhe feja ndërthureshin në mënyrë ‘ të rrezikshme’ me njëra-tjetrën. Kisha e dënoi dhe u zemërua shumë, duke e ndaluar albumin edhe në disa vende.

    Por këtë herë e zemëruara duket se është vetë Madonna. Filmi flet për jetën dhe karrierën e këngëtares në fillim të viteve 80-të në New York. ‘Blonde Ambition’, e shkruar nga Elyse Hollander është një film biografik, por që mesa duket këngëtares nuk i pëlqen që ta tregojnë të tjerët.

    Filmi akoma nuk ka nisur xhirimet, pasi pritet të merret aprovimi i Madonnës, për përdorimin e këngëve të saj në film.