Lushnje, arrestohet Baki Çoku, bashkëshortja: S’kemi lidhje me terrorizmin

574
Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë nisur në orët e para të mëngjesit një operacion të përbashkët antiterrorizëm për goditjen e një grupi ekstremistësh, që dyshohen si rekrutues luftëtarësh për ISIS-in. Bëhet fjalë për 11 persona të arrestuar në total, dhjetë në Itali dhe një në Shqipëri. I arrestuari në Shqipëri është shtetasi Baki Çoku, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnje. 
Ai i prangos në orët e para të së mërkurës nga Policia e Lushnjes në kuadër të operacionit antiterror në bashkëpunim me autoritetet italiane. Ndaj Çokut Gjykata e Milanos ka nxjerrë dy ditë më parë një urdhër-arrest, ku 40-vjeçari akuzohet për “organizim dhe pjesëmarrje në organizata terroriste” dhe “organizim i sulmeve terroriste në Itali”.
Nga ana e saj bashkëshortja e 40-vjeçarit hedh poshtë akuzat. Ajo shprehet se nuk kanë lidhje me terrorizmin. Më tej ajo shton se nipi Aldo Koduzi ndodhet në Siri por thekson se familja e saj nuk ruan asnjë kontakt me këtë të fundit. Arrestimi i 40-vjeçarit e çon në 11 numrin e personave të arrestuar në operacionin antiterrorizëm që po zhvillohet paralelisht në Shqipëri dhe Itali.
Sigal