Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga Londra: Për demokraci janë prerë edhe koka mbretërish

131

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë qëndrimit në Londër, ka zhvilluar një takim me Komunitetin Shqiptar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar.

Me thirrjet në sallë “Rama Ik”, krye demokrati tha se kjo qeveria ka marrë peng demokracinë e vendit dhe ka shkaktuar krizë të thellë ekonomike.

Basha shton më tej se për demokraci, nëvende të tjera të botës, janë këputur edhe koka mbretërish, ndërsa theksoi se shqiptarët po ndërtojnë një jetë më të mirë në Angli se sa në Shqipëri sepse drejtësia funksionon njësoj për gjithë.

Për demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtesinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë.

Ligji eshte i barabartë për të gjithë. Prandaj, shqiptarët ia dalin të ndërtojnë në një kohë të shkurtër jetë shumë më të mirë në Angli se në shtëpi. Një qeveri që punon kundër qytetarëve bie. Ky është kufiri që ndan lirinë nga tirania, ku qeveria ka frikë popullin, opinionin publik”-deklaroi Basha.