“Luftë” në Paris, jelek-verdhët iu vënë flakën dyqaneve

94

Jelek-verdhët kanë rinisur protestat në Francë, që i kishin filluar katër muaj më herët. Protestat filluan mbi rritjen e taksave të karburantit, por që atëherë revolta sa vjen dhe është bërë më e fuqishme dhe protestat janë drejtuar për nga ato që konsiderohen “elita të korruptuara” në Paris.

Policia përdori topa të ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa demonstruesit i kanë vënë flakën dyqaneve dhe bizneseve. Në Paris u rikthye dhuna që karakterizoi ato që ishin zhvilluar më herët. Restorantit të njohur parizien “Fouquet’s”, i njohur për faktin se aty qëndrojnë njerëz elitarë, kryesisht politikanë të njohur, iu vu flaka. Në rrugë janë ndezur zjarre dhe së paku një makinë u shkrumbua tërësisht, shkruan BBC.

Parisi2

Flaka i është vendosur edhe një banke, e cila ishte e vendosur në katin përdhesë të një ndërtese banimi. Shërbimi i zjarrfikësve evakuoi banorët dhe shuajti flakët. Njëmbëdhjetë vetë, duke përfshirë dy zjarrfikës, pësuan lëndime të lehta.

Ministri i Brendshëm francez Christophe Castaner tha se në dispozicion për rastin ishin 1400 policë dhe se policia kishte arrestuar më shumë se  80 protestues nga mesi i pasdites. Z. Castaner tha se i kishte dhënë policisë një urdhër për t’iu përgjigjur “sulmeve të papranueshme me vendosmëri më të madhe”. Castaner tha se nuk ka dyshime se “protestuesit po mbjellin kaos në Paris”. Ministri shtoi se nga 8000 protestues që kanë dalë në rrugë, më shumë se 1500 janë ultra të dhunshëm.

Parisi1

Në janar, qeveria urdhëroi policinë për të shtypur dhunën në protesta, duke shkaktuar ankesa për brutalitetin e policisë. Protestuesit janë kundër politikave ekonomike të presidentit të vendit Emanuel Makron. Në muajin janar, presidenti Makron tha se një buxhet prej 10 miliardë euro ishte dizajnuar që të shkojë për paga më të larta për punëtorët, por as kjo masë nuk ka ulur pakënaqësitë.