Luçiano Boçi: Rruga Qukës-Qafë Plloçë është tërësisht projekt i qeverisë së PD

    44
    Rama i përqendruar tek kullat e tij të betonit “harroi”, ose më saktë bëri sikur harroi, se rruga Qukës-Qafë Plloçë është tërësisht projekt i qeverisë së Partisë Demokratike dhe i financuar në fillimet e saj po nga Partia Demokratike, si domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik e social të asaj zone. Harroi që tashmë ajo duhet të ishte e përfunduar nga qeverisja e tij, si detyrim e premtim njëkohësisht. Kryeministri që “zihet me rrobat e veta”, zihet akoma më keq me projektet që u vijnë në ndihmë komuniteteve. Aq më tepër kur janë iniciuar nga PD. Prandaj sot ato janë braktisur, sikurse kjo rrugë, në mëshirë të fatit dhe thërrimeve që i akordon Rama në prag zgjedhjesh dhe thjesht për propagandën e rradhës. I kapur tek “maja e thanës” (kullës) na flet si e “ëma e Zeqos”! Njeriu që nuk ka ndërtuar asnjë kilometër asfalt vetë, përveçse kilometrave betone kudo, në lulishte e qendër qytetesh, kërkon të mburret me ato që i lamë gati e që kurrë nuk i përfundoi. I turpshëm është fakti se ky kryeministër i pashpresë e i paprojekt me njerëzit, përpiqet ti hedhë hi syve atyre dhe ti tallë shqeto, pa u dhënë llogari se ku është rruga e Orenjës, rruga e Lunikut, e Stëblevës, rruga e Vehçanit, e Qukës-Shkumbin, e Bërzeshtës e Stravajt!!??? Ku është ujësjellësi po i Vehçanit i Xhyrës, i Rrajcës i Kotodeshit?!!!! Ku janë shkollat e Hotolishtit, të Orenjës e Vilanit???! Të gjitha të premtuara. Ku janë pyjet e rrafshuar të Qukësit, Stravajt, e Shebenikut???!!! Këtë të na kishtë thënë “e ëma e Zeqos” dhe jo të pompozonte e të mburrej me “dhëmbët e kalit të tjetrit”!!!!​