Luante Cervena Zvezda, flamuri shqiptar në Londër tërbon serbët

598
Një flamur shqiptar në stadium “Fly Emirates” ka ‘tërbuar’ tifozët dhe mediat serbe. Në takimin e zhvilluar në Londër ndërmjet Arsenal dhe Cervena Zvezdës një flamur kuqezi ishte vendosur te reklamat në kufijtë e fushës.

Në këtë takim nuk luajti asnjë prej lojtarëve me origjinë shqiptare, Xhaka apo Mustafi, por gjithsesi flamuri shqiptar i shpalosur në pjesën e reklamave është cilësuar si provokim nga mediat serbe.
“Si ndodhi kjo? Flamuri shqiptar në duelin Arsenal – Zvezda”, shkruan në titullin e saj gazeta Alo.rs.

Edhe pse ndeshja përfundoi në barazim 0-0, “goli” serbëve u erdhi nga flamuri shqiptar.


Sigal