Luan SHMILLI/Xhakomo Durrazzo, një gjigant shqiptar në artin italian…

    442
    Sigal

    Një nga më të shquarit europianë të shek. XVII. Durazzo përgatiti terrenin e novatorizmit të jashtëzakonshëm të Mozart

    Kanë ardhur në Xhenovë, Itali, në kohën kur perandoria turke ishte gati, apo sapo kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Gjergj Kastrioti ynë nuk kishte lindur akoma (ka lindur me 1405). Arsyet e ikjes së brezit të parë të shqiptarëve, që e kishin ose më pas u mbeti mbiemri nga qyteti portual më i madh i Ballkanit në atë kohë, duhen kuptuar tërësisht si politike, edhe pse ka që shfaqin arsye të tjera. Natyrisht nuk kanë ardhur lehtësisht, as me shumicë njerëzish si në vitet ’90, kur sipas kryeministrit të atëhershëm Giulio Andreoti, “sigurimi lindor na i plasi në derë ata mijëra emigrantë me anije, pasi shërbimi ynë i fshehtë nuk dinte asgjë!”(Fjala me rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit, në Rai 2). I këtij mendimi është edhe Les Valesa, që po në intervistë tek “La Repubblica” e atyre ditëve, tregon të njëjtën gjë, të cilin në Gjermaninë Lindore e bëri STAS, por dhe në vende të tjera, ku ambasadat u hapën dhe anijet u afruan për të ikur lindorët në perëndim, me sistemin “valvul”: Ik dhe mos u kthe”! Durrsakët e parë ikë me vullnetin e tyre. Dihet mirë se nukli i parë (familja, burrë, grua, dy djem të vegjël të tyre) kanë ardhur në Xhenova me një anije që transportonte dru. Qyteti i mirëpriti, i sistemoi dhe u dha edhe qytetarinë xhenoveze. Kronikanët tregojnë se për rreth 200 vjet Durrsakët në Xhenova, kanë punuar si skllevër. Por kanë qenë shumë punëtorë, të rregullt dhe të sjellshëm. Pas 200 vjet mizorie dhe vështirësish, nukli jo vetëm u zgjerua, por edhe u pasurua dhe vitet e mëvonshme do ta lartësonin famën e fisit shqiptar duke e ngjitur në rangjet më të larta të qytetit, i cili pati edhe kohën e vet të shpalljes së Republikës së Xhenovës duke drejtuar qeverinë fisi i Durrsakëve me 9 Doge (kryeministra) 40 ambasadorë, dhe dy kardinalë. Pasuria përrallore që grumbulloi fisi shqiptar Durrësi, e rendit atë të dytin, pas Pallavicineve, të cilët pasurinë e deklaronin në një dorë, kurse Durrsakët, shkruan shtypi, pasurinë e kishin më të madhe se Pallavicinet (krijuan dhe lidhje martesore), por çdonjëri Durrsak kishte portofolin e vet, dhe ndaj pasuria e Pallavicinëve del e para… Kryesisht mëndafshi ka qenë aktiviteti ekonomik i sjellë gjer nga Kina e India si dhe ndërtimet, ku shquhen edhe sot hotelet, vilat dhe shtëpitë luksoze. Amerikanët kanë nxjerrë një proverb për Durrsakët shqiptarë: Floriri del në Amerikë, çohet në Valencia të Spanjës dhe varroset tek fisi shqiptar Durrësi, në Xhenova, Itali. Shumë oborre mbretërore, si në Holandë, Danimarkë, por dhe Angli, rezultojnë të financuara nga shqiptarët Durrësi, që pushtimi otoman ndofta i bëri të mos investojnë në Shqipëri, pa harruar kurrë prejardhjen e tyre. Natyrisht, Durrsakët janë një minierë e madhe që duhet zbuluar nga themelet. Në kuadër të 100 vjetorit të gjysmë pavarësisë kombëtare, (duhet kujtuar, po përse me madhështi qeveritare duhet festuar kur gjysma tjetër, a më shumë, janë ende pa liri?) po përkthej një shkrim të më së madhes gazetë italiane sot në treg “La Repubblica”, e cila edhe pse nuk përmend (harresë?) origjinën reale të njërit prej më të shquarve shqiptarë të fisit Durrësi, Giacomo Durrazo (Xhakomo Durrësi) shihet në foto si e emërton që në titull autori, Vittorio Coletti, këtë njeri të madh të Italisë, që harrohet nga teatri xhenovez “Carlo Felice” dhe me siguri nuk njihet mirë në vendin amë të tij, Shqipëri. Le të lexojmë autorin:

    “Në Pallatin mbretëror është (gjer më 7 tetor) një ekspozitë (njoftuar më parë dhe nga kjo gazetë) në të cilën kush do të njohë të kaluarën e qytetit tonë, (dhe të ketë pak nostalgji dhe lavdi) bën mirë të mos e lërë pa shikuar ekspozitën. Aty është objekt dhe protagonist Konti xhenovez (duhej shtuar me origjinë shqiptare, shënimi i përkthyesit L. Shmilli) Giacomo Durazzo (1717-1794), një ndër njerëzit që ka influencuar shumë mbi fatet e gjinisë artistike italiane më të njohurës dhe më të dashurës në botë: operës lirike. Degë e familjes së shquar Durazzo, që banonte në Pallatin aktual Mbretëror në rrugën Balbi, rritur me një teatër në shtëpi, me dimensione të rëndësishme, si të Falcone. Giacomo Durazzo ka qenë emëruar ambasador në Vjenë. Atje u martua me një vajzë të shquar austriake dhe bëhet drejtues i dy teatrove të mëdhenj. Në këtë aktivitet, ndërmjet drejtimit ekonomik, dhe atij artistik, midis të tjerave edhe libretist, Durazzo kryen shumë novatorizma në opera baroka italiane, duke e nisur drejt një të ardhme me melodramë romantike. Falë edhe njohjes së frëngjishtes, Durrazzo e kishte kuptuar që opera e vjetër italiane ishte shumë statike, ku ekskluzivisht synonte interpretimin e mirë dhe kishte pak vëmendje në dramaturgji. Falë edhe bashkëpunimit me kompozitorin e madh C.W.Gluk, nga e cila vendoset në skenë i shumshkëlqyeri Orfeo dhe Euridice, opera çelës në historinë e Operës dhe ku Durazzo, bëhet një ndër protagonistët e rinovimit të lirikës: sepse modernizoi ritmin, filloi të eksperimentojë postura të reja vokale dhe skenike dhe është ai që parapërgatit terrenin e të jashtëzakonshmit Mozart. Duke lënë Vjenën bëhet ambasador i Asburgut në Venecia, Durazzo bëhet një ndër frymëzuesit e jetës kulturore të qytetit me lagunë,duke iu kushtuar koleksioneve me cilësi shumë të lartë,duke rezultuar ndër më të shquarit e Europës, në shkrime të lashta, grumbulluar piktura, statuja, sot nukli themeltar i koleksioneve të mëdha vjenezë të Albertinës (mundet, shpata e Skënderbeut dhe të tjera objekte shqiptare në Vjenë, të jenë përkushtim i tij, por kjo ende është hipotezë imja, L. Shmilli, që duhet vërtetuar).

    Ja, një xhenovez (mungon me origjinë shqiptare nga qyteti i Durrësit- e kanë deklaruar vet dhe dokumentohet edhe në enciklopedinë: “Familjet e shquara italiane, ku kanë edhe stemën e flamurit të cilën shpresojmë ta publikojmë me rastin e 100 vjetorit të gjysmës së Pavarësisë së shqiptarëve), më i njohur jashtë sesa brenda Italisë. Një ndër të shumtit dhe sigurisht më të rëndësishmit, për rolin e kryer me inteligjencë e kulturë në të gjithë aktivitetin, duke kuptuar se prodhimi italian më shumë i eksportuar ishin artet (muzika, piktura, etj) dhe me këtë mund të bëhej (si xhenovez i mirë) edhe pasuri e mirë. Ishte edhe meritë e tij që, përveç të madhit Pietro Metastazio, edhe opera në Vjenë fliste italisht. I kthyer në Xhenova (vendlindja e pamohueshme, si prejardhja e gjakut) Durazzo, në vitet e fundit të jetës, filloi të udhëtojë shumë dhe vdiq në Venecia, që e kishte lënë me dhimbje, për të mos humbur të drejtën e trashëgimisë së pasurisë së tij familjare.(…) Bir i harruar i Xhenovës (me prejardhje shqiptare, ripërsërisim kokëfortësish) një ndër protagonistet e shquar të kulturës europiane të shekullit të XVII. Është kënaqësi kur shikon se jeta dhe vepra e Durrazzo, është kthyer në vëmendje pune për studiuesit xhenovezë dhe që për atë ka bërë një punë të mirë studiuesi i ri i universitetit tonë, Andrea Lanzola. Katalogu i ekspozitës, tregon edhe faktin se shumë njerëz kanë kontribuar në këtë iniciativë të bukur. Megjithatë mungon (teatri i madh i Xhenoves) “Carlo Felice” I vetmi institucion edhe i operës që duhet të kujtojë më shumë një ndër personazhet më të mëdha të operës lirike (jo vetëm italiane)….

     për Telegraf nga Italia