Luan SHMILLI/ Pellazget dhe origjina e gjuhës tonë

900
Sigal

“Toka e errët bëri të lind në malet me pyje hyjnori njeri, Pellazgu, gjersa të vinte në dritë fisi i të vdekshmëve”

Ka shumë autorë, që nuk janë dakord me një shumicë tjetër autorësh, të lashtë e të rinj, të cilët ekzistencën e pellazgëve e kanë studiuar dhe përcaktuar si gjenezë të Europës së sotme, duke bërë dhe diferencimin e duhur dhe tepër specifik me grekët e sotëm; paraardhësit e të cilëve, sipas prof. Hendrik Ëillem Van Loon, në librin “Storia dell’Umanita”: “shekuj pas shekujsh (grekët e sotëm-shënim i autorit,)filluan të ecin luginë pas lugine gjersa i gjithë vendi u okupua dhe emigrimi përfundoi. Ky është  momenti i fillimit të civilizimit grek”.

Natyrisht, nuk është i vetëm. Nuk është as studiues “konglomerat”, që bën histori vetëm nga profilizimi dhe ka qenë përcaktuar shkencëtar, kur nuk kishte publikuar asnjë rresht, si ndodh edhe sot me shumë të ashtuquajtur historianë, që nxitjen e marrin vetëm nga politikanët a qeveritarët. Van Loon është tjetër, madje jo rastësisht është emërtuar si Babai i historisë moderne. Ndaj dhe duhet përmendur si shkencëtari më i rëndësishëm i lashtësisë, në shekullin që shkoi. Është ky autor i shquar, i cili ardhjen e vonë të grekëve (të sotëm në Ballkan), e thotë në mënyrën më të padiskutueshme duke i deklaruar ata ashtu si paraqiteshin, pa më të voglën mohim dhe më të skajshmin verbim. Van Loon ka lënë pas një vepër brilante duke i paraqitur realë grekët, në fëmininë e tyre agresive. Burimet? Natyrisht tepër të sakta dhe me dialektikë zhvillimi, duke u dhënë pas barbarive ardhëse, dinjitetin njerëzor grekëve në shekujt e tyre të ndritshëm, pasi rrënuan dhe spostuan popujt e tjerë nga ato troje ku, pellazget kishin rrënjë të thella. Por nuk është i vetëm në këtë linjë. Ka shumë të tjerë që në kapituj të tërë historie dhe studimesh, ruajnë linjën e Mitit pellazgjik dhe këngën e poetit shumë të lashtë Azio, që prof. Jacob Burckhard e përcjell pas një vëzhgimi të mprehtë për ardhjen e vonë të grekëve në tokat e tyre të sotme, gjë që “nuk ka as dyshimin më të vogël”. Ja vargjet e poetit Asio:

“Toka e errët bëri të lind në malet me pyje hyjnori njeri, Pellazgu, gjersa të vinte në dritë fisi i të vdekshmëve!” Nuk ka fjalë shpjegimi edhe pse ende duket i paqartë, mistik, hyjnizimi i pellazgut,q ë si e kemi përmendur, jepet edhe tek Homeri, por me një shpjegim të paktë që, absolutisht, nuk ja zbeh përcaktimin, të cilin shumë greko-filë, duhet pranuar, e gjejnë frymëzim për vlera mbinatyrore një tribuje që në Greqi nuk është më. Këtu ka shumë, por jemi për tjetër gjë dhe nëse sollëm fakte nga Philippe Aziz mbi gjurmët e mbretit me krizë të madhe Atys, që perandoria me tribu i shtrihej gjer në Atikë dhe Shqipërinë e sotme dhe më tej, sot kemi një konfigurim edhe më të plotë të paraardhësve të grekëve, dhe e gjejmë edhe tek Paul Faure, libri “Jeta e përditshme në kohen e luftës së Trojës”, tek Theodor Mommsen, në korpusin e tij të mbishkrimeve ne rrafsh europian, ku spikasin paraardhësit tanë brilantisht. Me sugjestionuesi, më i pathyeri është Gustav Glotz me librin “La civilita Egea”, botues Einaudi. Aty ka rrënjë, mendoj shkrimi pellazgjik, aq i anatemuar për mungesë lashtësie. Le ta japim të plotë autorin ç’thotë pasi është gjetur vazo (mes vazove të tjera) që ka të incizuar germat e Mbretit M.M.II, i cili sipas studimeve “përfundon në katastrofë”. Të gjithë pallatet që sfiduan shekujt, u rrezuan në një ditë aventure (Në Kretë që shqip dhe sot do të thotë Krye) Knosi, fabrika e vazove u varrosën poshtë hirit të djegies.(…) Festo, Mallia, Tilizo, pësuan të njëjtin fat. Çfarë ka ndodhur? Një invazion si në kontinent? (bëhet fjalë për pushtimin e egër të helenëve në Greqinë e sotme). Dikush ka formuluar hipotezën e popujve aziatikë, të cilët spostuan popullin në pjesë  perëndimore të ishullit. Por asnjë popull aziatik nuk kishte flotë të aftë të zotëronte detin.(…) Është e mundur të ndodhemi mes një revolucioni të brendshëm që ka shpërthyer nën shenjën e hyjnive. Mbetet i gjallë një “mozaik në porcelan i M.M.II, ku paraqet skena lufte. Mbreti vet nuk është i tipit dolikocefal (kështu shkencërisht paraqitet truri, kafka greke, ndryshe nga shqiptarët që janë brakicefalë) Revolucioni ka sjell një dinasti të re që afirmon epërsinë e vete (shqiptarët shkatërrojnë përherë paraardhësit e tyre që jo përherë kanë qeverisur shumë keq, e dhuruar troje të grabitura L. SH) duke sjellë dhe një tip të ri shkrimi linear me disa karaktere të tjera nga ai i prejardhuri më i lashtë, M.M.II, që nuk është aspak grek. Tërmeti ka qenë shumë i fortë me shkrimin (pellazgjik), sepse gjërat mund të rinisin rrugën e tyre, me vështirësi devijimi. Përshkohet kështu gjysmë shekulli që ishte periudha e heshtjes dhe tranzicionit.(Gustav Glotz, po aty, fq.35-36). Kjo është tronditëse për dolikocefalët grekë që në këtë autencitet pellazgjik mungojnë shkencërisht, ndërsa nuk kanë pikë përgjegjësie dhe vlerë fqinjësie tek “blejnë” edhe sot shqiptarë qeveritarë fals në vota dhe të shitur, të kërkojnë troje në jugun e grabitur pabesisht. Vazhdojmë, për të kuptuar vet harresën tonë, lavdinë reale, aspak romantike, por tërësisht tragjike sepse jo rrallë ndërgjegjja jonë dhe trimëria e pamohuar, ka humbur ekuilibrin, nga të spostuarat dhe rrëzuarat, nga mohimet, transformimet dhe denigrimet. Ndërgjegjja kombëtare, me mrekullinë e gjuhës dhe lashtësinë zeusiane të flamurit, me dy shqiponjat krenare, herë ka buisur dhe është rritur mes gjithë realiteteve të saj, herë është denigruar dhe përdhosur si mos më keq. Natyrisht këtë të keqe të vetes, duhet ta analizojmë individualisht dhe kolektivisht si popull. Të keqen nga fqinjët e kanë thënë me guxim edhe fqinjë të mençur, si greku i shquar Tuqididi që thotë për paraardhësit e tij të vonë në këto troje se ishin: “brutalë, grabitës dhe përdhunues aq sa njerëzit që gjenin përpara i vrisnin dhe i piqnin në hell ose ua hidhnin qenve”. E analizon me flegracionin më të madh intuitiv, prof. Van Loon, i cili “vlerësohet kudo”, sipas  prof. Robert Gervaso, sepse: “Zbulimi është një art. Dhe në këtë art askush më shumë se Van Loon ka qenë mjeshtër”, vendosur kjo preambulë në kopertinën e librit të tij që po ua sjell për besueshmëri grekëve bashkëkohorë, që nëpër gazetat e tyre nacional-shoviniste dhe blogjet e internetit shkruajnë përralla greqizmi dhe helenizimi vorio-epirot! Ne kemi fakte të përzënies, mite, balada, autorë ndërsa nuk rivendikojmë territore ku shqiptarët nuk ankohen! Natyrisht, historia e lashtë, tepër e lashtë pellazgjike, nuk është e thjeshtë për fakte, por ato gjithsesi ekzistojnë. Të tjera do të sjellim, edhe pse nuk kemi garancinë greke të tërheqjes, për pellazgët, Çamërinë, detin… Nuk duken kthjelltësi greke, edhe pse kemi sjellë disa fakte kokëforta (faktet janë tmerrësisht të shumta, megjithëse e pohojmë, ende nuk njihen ndaj dhe kanë ngarkesën e paqartësisë tek gjithë të tjerët dhe pse tashmë metoda me C-14, si më aplikativja gjer dje, por dhe më të avancuarat kontemporane, (ADN) do të sjellin fakte edhe më të detajuara në këtë Europë, pellazgët, në qendër, perëndim dhe jug të Ballkanit, janë si thotë Herodoti,”të mistershëm”.

Një interpretim tjetër të lashtësisë pellazgjike, mendoj se gjejmë në librin e shkëlqyer të prof. Zecharia Sitchin, “Quando i Giganti abitavano la terra” (Kur gjigantët banonin tokën), botim “Macro Edizione”. Në të vërtetë prof. Sitkin, pa e njohur gjuhën shqipe ka bërë zbulimin më spektakolar, sipas mendimit tim, që përputhet plotësisht me vargun e Homerit,”Hyjnorët pellazgë”! dhe me këngën poetike të sipërpërmendur të Azio.

Asnjëherë, në të shtatë librat e tij të mrekullueshëm dhe me jehonë botërore, Sitkin nuk i ka shkuar në mend se ka bërë për shqiptarët një zbulim fantastik të historisë së tyre dhe që përputhet plotësisht me Homerin. Fatkeqësisht, prof. i madh vdiq papritur në tetor 2010 dhe nuk mundi ta kuptojë çfarë mrekullie lashtësore ka gjetur për shqiptarët e lashtë dhe kombin e tyre të mjerë! Ta shpjegojmë qetësisht zbulimin që mendoj se unë e sjell në Shqipëri, në një vit të ndritur për gjysmën e popullit shqiptar, dhe në një vit të trishtë për gjysmën tjetër të popullit, i cili nuk arrin të festojë dot, për shkak të Europës së vjetër dhe fqinjëve grabitqarë, 100 vjetorin e Pavarësisë. Është i prerë, mizorisht në shtetet fqinjë. Sitkin thotë: “Kush ka familjaritet me versionin anglez të Biblës të Mbretit Jakov, version zyrtar i Kishës angleze, (nuk di edhe sot pse vëllai i gjyshit tim, nga nëna, quhej Jakup: Jakov? Dhe më i lashti i pemës që ka lënë babai im të skicuar, varur  ende në murin e shtëpisë, e që quhej Ajak-Ajaz:Ajaks?) versioni zyrtar rinjeh këto vargje që po i citoj, për të arritur tek zbulimi i prof.Sitchin:

“Kur njerëzit filluan të shumohen mbi faqen e tokës,

dhe kishin lindur edhe vajzat,

ndodhi që djemtë e Zotit,

shikojnë që vajzat e njerëzve ishin të bukura dhe i marrin për gra ato që ishin, të gjitha.

Në këtë kohë ishin mbi tokë gjigantët,

dhe vazhduan të jenë edhe më pas,

kur bijtë e Zotit u martuan me vajzat e njerëzve,

dhe patën prej tyre fëmijë.

Këta janë njerëzit e fuqishëm që,

deri prej kohëve antike, kanë qenë të famshëm”.

Më poshtë Sitkin thotë se: “këto vargje janë një preambulë e historisë së Diluvio (përmbytjes) së universit në kapitullin 6 të”Gjenezës” ku Noe, me Arkën e mbushur, shpëtohet për të ripopulluar Tokën.(…) Dhjetëra vjet më parë një shkollar ndjen impulsivisht të pyes mësuesen se si është e mundur që subjekt i këtyre vargjeve ishin “gjigantët”, kurse në tekstin origjinal hebraik fjala e përdorur ishte Nëfilim (shiko rreshtin e dytë nga fundi të fotos) që nga folja hebraike Navel, tregon bie, të jesh i shkuar, zbritës, por jo “gjigantët”? Ky shkollar isha unë. Në vend të isha vlerësuar për mendjemprehtësinë linguistike të gjetur (deformuar) ashpërsisht mora: “Sitchin rri urtë! Nuk je i autorizuar të vësh në dyshim Biblën. Por më tej shkollari i dikurshëm që kish kuptuar mashtrimin nga origjinali, si tregon, ju vu pas fjalës së parë të botës “Nëfilim” pa e ditur se vetëm në shqip, sipas meje, kjo fjalë ka kuptim edhe sot. Unë i kam lexuar të shtatë librat e prof. që edhe në Bibël gjen fjalën shqipe të vjedhur, deformuar, transformuar? Ja faqja flet vet,si dhe gjithë shpjegimi… Dhe e ka bërë pa dalluar aspak shqiptarët, që mua më lumturoi kur e lexova. Natyrisht, përputhet me Homerin, përputhet me Esiodin, Asio, Herodotin, Tuqididin… Apollodorin, Plinin, Balbo, Van Loon, Burckhard, Glotz, Fallmerayer, Aziz, Cistjakova, Ëatkins dhe sa të tjerë…Vetëm grekët aktualë, nuk binden…ata pretendojnë mosekzistencën pellazgjike, pra, shqiptarët e sotëm… Dhe një pjesë e Europës së vjetër, këtë ka menduar…ah, janë edhe disa që flasin shqip dhe përherë ngushtojnë territorin!…Duke harruar atë që dhe është shkruar, atë që dhe është gjetur: Nëfilim. Kjo fjalë tronditëse, duhet zbërthyer më tej: Mesiguri, është e folura dhe e shkruara jonë e lashtë…Duhet ecur, pas saj!…

Nga Italia për “Telegraf”