LSI e prerë: Zgjedhjet pa opozitën absurd, krijojnë kaos. Jo polemika nga çadra apo ballkoni i pushtetit

462
“Pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen”. Kështu ka deklaruar sot kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama. I pyetur nëse LSI do të marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën, Luan Rama tha se zgjedhjet pa të janë absurd dhe krijojnë kaos.
“Opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Pa opozitën zgjedhjet nuk mund të bëhen. Ulja e palëve në tryezë, drejtimi i duhur. Të mos ketë polemika nga çadra apo ballkoni i pushtetit”, tha ai.

Për sa i përket regjistrimit në KQZ, Luan Rama tha se LSI respekton afatet ligjore.

“Respektojmë afatet ligjore për regjistrimin në KQZ. I fryjmë zjarrit kur themi zgjedhje pa opozitën. Zgjedhjet pa opozitën janë absurd, krijojnë kaos, nuk ndodhin në asnjë vend demokratik. S’mund të ketë zgjedhje që paraprihen nga konflikti”, deklaroi ai.

Sipas tij, pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje nuk është kusht i LSI-së por i demokracisë.

“Opozita në zgjedhje, jo kusht i LSI-së por i demokracisë. Përgjegjësi për realizimin e zgjedhjeve korrekte”, tha ai.

Luan Rama ka paralajmëruar koalicionin e ri shumë shpejt. Ndërsa për zgjedhjen e Presidentit ai tha se ka kohë.

“Koalicioni? Shumë shpejt do ta zbulojmë… Presidenti është zgjedhur edhe 2 minuta para afatit”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së.
Sigal