Lotaria amerikane/Gati fituesit e 2015: Si të kontrolloni nëse jeni pranuar!

    451
    Të gjithë ata individë, të cilët kanë aplikuar për Lotarinë Amerikanë në tetor-nëntor të vitit të kaluar, do ta mësojnë rezultatin vetëm nga burime zyrtare dhe jo nëpërmjet rrugëve të tjera që janë thjesht mashtrime. Njoftimi i lëshuar nga Ambasada Amerikanë në Tiranë, jep edhe hollësi për të gjithë qytetarët e interesuar, të cilëve shorti do t’u japë shansin për të emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lidhur me specifikat dhe etapat që duhet të ndjekin aplikantët shqiptarë, Ambasada ka vënë në dispozicion një rubrikë pyetjesh, ku të interesuarit të marrin përgjigje nga Konsulli. Sot do të bëhen publikë emrat e fituesve të Lotarisë Amerikane, të cilët kanë aplikuar në tetor-nëntor të vitit të kaluar. Ambasada amerikane ka dhënë hollësi për qytetarët e interesuar, në mënyrë që të mos bien pre e mashtrimeve. Për të konfirmuar nëse jeni përzgjedhur ose jo duhet të klikoni në linkun e mëposhtëm dhe të vendosni kodin personal: https://www.dvlottery.state.gov/esc/(S(arretudemvunslk1oucrtp5o))/Secure/StatusCheck.aspx
    Kontrolli për Lotarinë Amerikane, kujdes nga mashtrimi
    Mesazhe mashtrimi që i dërgohen fituesve: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (para) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, jo me postë elektronike dhe të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK-ja nuk ju kërkon juve t’u dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë ambasade tjetër e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Ëestern Union.
    Njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili është në përdorim, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. 
    Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj ambasade, apo ndonjë ambasadë tjetër të SHBA-së me postë, apo shërbime të tilla si Ëestern Union. Nëse ju merrni një e-mail që ju duket të jetë një njoftim mashtrimi me Lotarinë DV, ne ju kërkojmë që ju ta dërgoni atë e-mail në adresën tonë të postës elektronike This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to vieë it..”>[email protected].
    Kontrolloni paralajmërimin e DASH dhe paralajmërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV.
    Adresat Mashtruese të Internetit. Disa adresa interneti mund të tentojnë t’iu çorientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave. Disa shoqëri kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë. Fituesit do të njoftohen vetëm nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë” dhe nuk është e nevojshme përdorimi i ndihmësve për të aplikuar për vizën e Lotarisë. Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti amerikan i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.
    Kriteret kualifikuese mbi Arsimimin dhe Punësimin
    Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.
    Arsimimi 
    Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekivalent me arsimimin në të paktën një shkollë të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.
    Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë
    Punësimi: Aplikantët që nuk përmbushin kriterin e arsimimit, duhet të përmbushin kriterin e përvojës në punë për dy vjet në një profesion që kërkon të paktën dy vjet trajnim apo përvojë brenda një periudhe pesëvjeçare menjëherë para aplikimit. Vetëm disa profesione specifike kualifikohen për programin e Vizave të Shumëllojshmërisë.
    Për t’u kualifikuar për një vizë të lotarisë mbi bazën e eksperiencës së punës, ju duhet të keni brenda pesë viteve të fundit dy vjet përvojë në një profesion që është përcaktuar si Zonë Pune 4 ose 5, e klasifikuar në Përgatitjen Profesionale Specifike (SVP) të vlerës 7.0 ose më lart. Profesionet kualifikuese të DV-së janë të renditura në bazën e të dhënave të Departamentit të Punës O*Net Online Database.
    Gjithashtu një udhëzues i posaçëm gjendet në linkun e Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe konkretisht: http://photos.state.gov/libraries/albania/388734/documents/dv2016alb.pdf.
    Sigal