“Lotaria Amerikane”, aplikimet hapen më 2 tetor

495
Duke filluar nga muaji tetor hapet Lotaria Amerikane, ndërsa ende nuk dihet afati konkret. Duke filluar nga fillimi i muajit tetor pritet të hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV 2017. Burimet zyrtare të Ambasadës Amerikane thanë se ditën e premte mund të hapen aplikimet, por ende pritet konfirmimi zyrtar për të caktuar afatin konkret. “Në datën 2 tetor është lënë që të hapen aplikimet, por pritet konfirmimi zyrtar”, u shprehën përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane. Edhe këtë vit, shtetasit shqiptarë do të kenë një muaj afat për të aplikuar. Fituesit zgjidhen automatikisht nga sistemi dhe shpallen në vitin 2016. 
Sigal