Lista me vendet ku ndalohet pirja e duhanit dhe gjobat e reja

    422
    Sigal

    Ndryshon ligji për ndalimin e duhanit, rritet sasia e gjobave në rast të shkeljes së ligjit

    Qeveria ka ndryshuar ligjin për ndalimin e duhanit, ndërsa ka rritur ndjeshëm dhe sasinë e gjobave në rastin e shkeljes. Sipas draftit të paraqitur nga ekzekutivi, në nenin 15, përcaktohet se do të ndalohet pirja e duhanit në:

    a) mjediset e punës;

    b) institucionet shëndetësore, me përjashtim të institucioneve të shëndetit mendor (vetëm për pacientët);

    c) institucionet arsimore, përfshirë dhe çerdhet;

    ç) mjetet e transportit publik, përfshirë taksitë;

    d) mjediset tregtare, bare, restorante, diskoteka dhe klubet e natës;

    dh) mjediset kulturore e sportive;

    e) mjediset e përbashkëta, në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme si dhe në mjediset e tjera publike të mbyllura.

    Gjobat

    – Mosvënia e paralajmërimeve të detyruara në produktet e duhanit (në paketa, pako, paketime, etj), dënohet me konfiskim, asgjësim të mallit dhe 5 000 000 (pesë milionë) lekë gjobë, sipas rastit, për importuesin e produktit apo prodhuesin vendas;

    – Shkelja e nenit që flet për ndalimi i shitjes dhe furnizimit për tregtim të produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë për subjektin shitës me shumicë apo pakicë të produkteve të duhanit;

    – Shkelja e ndalimit të shitjes së duhanit në institucionet shëndetësore; në institucionet arsimore; në institucionet sportive; makinat automatike, vetë-shërbim, në rrugë nga shitës ambulantë, me shërbimin postar, dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë, sipas rastit, për subjektin shitës me pakicë ose pronarin e veprimtarisë së parashikuar;

    – Shkelja e nenit 11 për ndalimin e reklamave, promovimi, sponsorizimi i produkteve të duhanit dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 20 000 (njëzet mijë) lekë gjobë për shitësin me pakicë;

    – Shkelja e nenit 12 për ndalimin e reklamave, promovimi, sponsorizimi i produkteve të duhanit dënohet me konfiskim të produkteve të duhanit dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë gjobë, sipas rastit, për subjektin prodhues, importues apo tregtues, që ka kryer shkeljen;

    – Shkelja e nenit 13, për ndalimin e reklamave, promovimi, sponsorizimi i produkteve të duhanit , dënohet me 3 000 000 (tre milionë) lekë gjobë, për pronarin e veprimtarisë së reklamës, medias së shkruar, transmetimit televiziv, radiofonik apo të shërbimit të shoqërisë së informacionit;

    – Shkelja e nenit 14 dënohet me 3 000 000 (tre milionë) lekë gjobë për subjektin prodhues, importues apo tregtues të produkteve të duhanit, që ka kryer shkeljen;

    – Shkelja e nenit 15 që flet për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente publike dënohet me gjobë, si më poshtë vijon:

    i. 300 000 (treqind mijë) lekë, pronari;

    ii. 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, administratori apo personi i caktuar përgjegjës;

    iii. 5 000 lekë (pesë mijë) lekë, duhanpirësi;

    – Shkelja e nenit 16 për vendosjen vendosjen e shenjave të dukshme që tregojnë

    se pirja e duhanit është e ndaluar dhe heqja dhe moslejimi i tavllave të dënohet me gjobë, si më poshtë vijon:

    i. 300 000 (treqind mijë) lekë, pronari;

    ii. 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, administratori apo personi i

    caktuar përgjegjës.