Lista e 5.277 emrave që do të marrin tapitë

    444
    Sigal

    Vazhdojmë publikimin me listën prej 5277 vetëdeklaruesish objekteve informale të cilëve u janë pregatitur faturat financiare.

    Falenderojmë gjithë palët e përfshira në proces, e vecanërisht gjithë vetëdeklaruesit për entuziasmin dhe vlerësimin e deritanishëm e u bejmë thirrje të paraqiten pranë Drejtorive përkatëse të ALUIZNI-t, për të tërhequr faturat e pregatitura dhe për të shlyer detyrimet financiare, me qëllim legalizimin e objekteve të tyre. U sjellim në vemendje, se mosshlyerja e këtyre detyrimeve brenda afateve, do të detyrojë Drejtoritë e ALUIZNI-t nëpër rrethe që këto aplikime të shqyrtohen vetëm në fund të procesit.

    Në vijim të komunikimit të vazhdueshëm, duam t’ju sigurojmë për vendosmërinë tonë për të bërë cdo gjë në funksion të përmbylljes së objektivit tonë të përbashkët, përfundimit të procesit të legalizimit brenda vitit 2013.

    Gjejmë rastin të falenderojmë edhe mediat për bashkëpunimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme.

    Listat e plota i gjeni në numrin e sotëm të Gazetës Telegraf