Lirohet Ballist Morina nga burgu

743
Sigal

Ismail Morina është liruar nga qelia pas arrestimit në Kroaci, si pasojë e një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe. Është vetë Morina që konfirmon lirimin nga burgu, duke publikuar një foto në FB në krah të konsullit të Shqipërisë në Bari të Italisë, Adrian Haskajn.

Tifozi shqiptar, që ngriti dronin në stadiumin e Beogradit, falenderon autoritetet shqiptare, kroate dhe italiane për mbështetjen që i kanë dhënë përgjatë kësaj kohe.
Morina përgëzime të veçanta i jep strukturave të shtetit shqiptar që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin e tij. Gjithashtu ai nuk harron të falenderojë edhe për gjithë personat që dolën në rrugë dhe protestuan për të mbrojtur lirinë e tij.

Pavarësisht kërkesës së Serbisë për të ekstraduar Morinën, ajo nuk është marrë parasysh nga autoritetet kroate duke e lënë të lirë “njeriun e dronit”, ngriti flamurin kuq e zi në Beograd.