Liqeni që ndryshon ngjyrën

454
“Blue Pond” është liqeni më i bukur në pjesën veriore të Japonisë dhe është bërë një destinacion për turistët nga vendi dhe bota, jo vetëm për shkak të bukurisë së tij, por edhe për shkak të ngjyrave të jashtëzakonshme. Pasqyra e ujit, praktikisht duket sikur ndryshon vazhdimisht ngjyrën, një fenomen me të vërtetë interesant, që të çon shpesh në ngjyra spektakolare.
Pas shpërthimit të vullkanit afër Tokachidake, në vitin 1998, autoritetet vendosën që të ndërtonin një barrierë për të mbrojtur zonën. Me kalimin e kohës, një lum i vogël ka grumbulluar një sasi të madhe uji, derisa u krijua liqeni. Origjina e ngjyrave ende nuk është e qartë, edhe pse nuk përjashtohet mundësia se mund të bëhet fjalë për substanca kimike, që kanë kontaminuar ujin.
Sigal