Liqeni i Belëshit hipotekohet për tokë bujqesore

    434
    KLSH dhe Auditi i Brëndshëm kanë zbuluar skandale të reja në ZRPP e Elbasanit. Bëhet fjalë për fallcifikim dokumentacioni, shpërdorim detyre dhe abuzime ligjore të ish-regjistrueses R. P, e cila tashmë ka vajtur në ndjekje penale. Burimet nga dega e ZRPP dhe organi akuzës i thanë “Telegraf” se “ish-regjistruesja R.P, ka kryer shkelje ligjore dhe shpërdorim detyre, pasi KLSH ka zbuluar të paktën në 10 raste, hipotekimin e sipërfaqeve të mëdha toke, që në fakt ka qenë liqen, janë sipërfaqe uji, një skandal i padëgjuar, ku janë fallcifikuar dokumentacione kadastrale dhe dokumentacione të tjera”. Hetimet kanë nisur dhe Prokuroria e Elbasanit ka caktuar për hetimin e kësaj çështje prokuroren Enkeleda Millonaj, e cila ka në dorë raportin final të KLSH dhe gjithë dosjet e këtij skandali të bllokuara në arkivin e ZRPP Elbasan. Burimet hetimore dhe ato nga ZRPP Elbasan thanë se “rrjeti hetimeve sa vjen dhe zgjerohet, pas veç regjistruesit të larguar një muaj më pare nga kjo zyrë K.K, edhe ish-regjistruesja R.P. akuzohet për shpërdorime flagrante të detyrës dhe shkelje ligjore me hipotekimet në liqenin e Belëshit dhe fshatin Lugaj. Fakti është se skandalet me pronat në Elbasan, dhe trojet në komunat dhe bashkitë e këtij qarku, janë zbuluar dhe denoncuar vazhdimisht muajt e fundit, ku KLSH ka dërguar në Prokurori rreth 18 persona, duke nisur nga regjistruesit, juristët dhe inxhinierët e ZRPP, që kanë shpërdoruar dhe abuzuar me detyrën. Kjo ka sjellë edhe pasojat e pariparueshme me pronat e qytetarëve dhe trojet dhe tokat bujqesore në fshatra. Por, sipas burimeve hetimore mësohet se “regjistruesit e akuzuar kanë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, sekserë por edhe zyrtarë e gjyqtarë, duke krijuar një kaos që vështirë të zgjidhet edhe institucionalisht për shumë vite, pasi në këtë lojë të ndyrë janë qindra vendime të paligjshme gjyqsore”. Prokuroria ka futur në hetim edhe zyrtarë të bashkisë Belësh, si dhe dhjetra persona që kanë fallcifikuar dhe përfituar në mënyrë të paligjshme “truall” të çertifikuar nga ZRPP, kur në fakt ka qenë sipërfaqe liqenore.
    Sigal