Linditë RAMUSHI DUSHKU*/ Vështrim psiko-analitik mbi poezinë dhe të shkruarit

    434
    Sigal

    Të shkruarit, poezia pjesë e asaj që jemi! Pjesë e asaj që jemi çdo ditë, ëndrrat, dëshirat, dashuritë, veprimet, puna, ato që përcjellim edhe pavetëdije shpesh herë. Poezia, forma e komunikimit tonë me lexuesit përmes “kodeve” të cilat janë vargjet, mënyra se si i shkruajmë, kur i shkruajmë dhe përse i shkruajmë. Përcjellja e porosisë së shpirtit, që vjen për t’i dhënë lexuesit mesazh a informacion, ndjenjë a mendim. Ka disa gjera që janë të thumbisura vetëm në mendjen tonë. Thënë më ndryshe janë mendime, shprehje, përshkrim përvoje që shpesh herë nuk arrijmë t’i artikulojmë për arsye vetanake a ndikuese nga jashtë. Por që arrihen përmes shkrimeve. Pra bëhet fjalë për formën e të menduarit dhe formën e përjetimit të botës së jashtme në pavetëdije. Ndërdija jonë është ajo që jemi ne në të vërtetë, dëshirat tona të fshehta apo të pa zbuluara konkretisht nga racionalja jonë, por del në pah nga ndikimet që na i shkakton ambienti i jashtëm dhe ajo çfarë mendojmë dhe shohim vetën me anë të introspekcionit (shikim brenda vetes apo analizë vetës tonë, mendimeve ideve besimeve qëndrimeve tona), janë ngacmuesit ata që na e turbullojnë apo trazojnë gjendjen të cilën e akumulojmë nga nënvetëdija për ta shpërndarë në rreze të cilat në rastin e krijimeve letrare po i quaj poezi apo vargëzime.

    për më tepër lexoni Gazetën Telegraf